Facebook me te tjera risi

Facebook është duke testuar një veçori të re që do të shfaqet në profilet e përdoruesve. Këtë e ka konfirmuar kompania pasi që tregoi për testimin në një deklaratë ku tha: “Etiketat në profile janë një vegël kreative që ju lejon juve dhe miqve tuaj të shtoni etiketa në profile për të nxjerrë në pah gjërat që ju përshkruajnë juve dhe ato çfarë bëni më së shumti”.

Samsung Galaxy S6 edge+ sjell 4GB RAM?

Me sa duket modeli i ri i telefonit të Samsung, Galaxy S6 Edge+ do të jetë edhe më i mirë sesa paraardhësit e tij të kësaj linje. Tashmë 4GB RAM janë duke u bërë standard në shumë telefona, falë prodhuesve kinez sikurse Lenovo dhe Asus, dhe tani pritet që edhe Samsung t’i bashkëngjitet këtij trendi me Galaxy Note 5.

Risite e ngjasme te Facebook dhe whatsapp

Aplikacioni i famshëm në thuajse gjithë botën, WhatsApp, pasi u ble nga rrjeti social Facebook po pëson seri ndryshimesh që i përafrohen në opsione blerësit të tij. Për herë të parë është vendosur të shtohet opsioni Like/Pëlqej, për të vlerësuar mesazhet që marrim e japim me tekst, ikona, foto, audio dhe video. Gjithashtu vjen edhe opsioni i ri, “shënoje si të palexuar”, opsion i njëjtë me atë që është edhe në Facebook Messenger.

Apple dhe risia iPhone 7

Informacione të ndryshme tregojnë se Apple po bëhet gati që të sjellë në treg modelin më të ri të telefonit iPhone 7. Sipas informacioneve paraprake thuhet se iPhone 7 e kanë përfshirë internetin dhe forumet e ndryshme teknologjike. Disa gjëra që ju duhet të dini në lidhje me iPhonin e ri janë: Lançohet në shtator Duke e marrë për bazë lansimin e iPhone 5, 5S, 6 dhe 6 Plus, është shumë e mundshme që edhe kësaj radhe iPhone 7 prezantohet në shtator.

Huawei shet 50 milionë telefona të mençur për 6 muaj

Huawei thuhet se ka shitur më shumë se 50 milionë njësi të telefonave të saj të mençur në gjysmën e parë të 2015, e cila është një arritje e jashtëzakonshme për prodhuesin kinez, në krahasim me 34.2 milionë njësi sa kishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat për gjysmën e parë të 2015 janë 6.9 miliardë dollarë, ndërsa kompania kineze gjithashtu ka njoftuar për çmimin e modelit të saj të ardhshëm të telefonit, Huawei P8 Max.

SE SHPEJTI APPLE WATCH NE EUROPE

Apple ka njoftuar se është duke e lansuar orën e saj të mençur Apple Watch edhe në shtatë vende të reja rreth botës më 26 qershor. Kompania amerikane ka njoftuar se ora e tyre më 26 qershor do të debutojë edhe në Itali, Spanjë, Meksikë, Kore të Jugut, Singapor, Zvicërr dhe Tajvan.

TELEVIZORI QE NGJITET NE MURE, RISIA E RRADHES NE TEKNOLOGJI

Televizorët që vendosen në mur nuk janë një gjë e panjohur, por vendosja e tyre nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë kërkon mund, gozhda e vrima në mur dhe asnjëherë nuk ka siguri që nuk do të bjerë. Por gjigandi i teknologjisë LG, e ka një zgjidhje. Një televizor fleksibël, të lehtë dhe të hollë, që vendoset në çdo ambient të shtëpisë me magnet.

Gjenerata e re e iPhone sjell kamerën me 12 mega-piksel?

Sipas G4Games është thënë se gjenerata e re e telefonit të Apple, iPhone do të vijë me kamerën e përmirësuar me 12MP me më pak piksel, dhe ky konstatim përputhet me atë të analistit të KGI Securities Ming-Chi Kuo, i cili e tha të njëjtën gjë më herët gjatë javës. Apple ka ofruar kamerën e pasme me 8MP që nga koha kur iPhone 4S u lansua në fund të 2011, kështu që nëse tani e rrit sasinë e megapikselëve në telefonin e saj të ri do të jetë hera e saj e parë në gati katër vjet. Para iPhone 4S, versioni paraprak i tij – iPhone 4 kishte kamerën e pasme me 5MP, ndërsa iPhone 3GS kishte kamerën me 3MP.

Ja si duket iPhone 7

iPhone 7 duket se do të jetë ndër pajisjet e para që do të mbajë logon e Apple mbrapa, e cila shkëlqen një veçori...

Twitter lejon dërgimin e mesazheve direkte tek secili përdorues

Më parë, Twitter lejonte dërgimin e mesazheve të drejtpërdrejta vetëm nga njerëzit që e përcillinin njëri-tjetrin në rrjetin social. Tani kjo gjë ka ndryshuar dhe Twitter ka njoftuar se do lejojë dërgimin e mesazheve direkte tek secili përdoruesit i rrjetit social, edhe nëse pranuesi i porosisë nuk është ndjekësi juaj. Këtë ndryshim përdoruesit mund ta lejojnë nëse e aktivizojnë këtë opsion në cilësimet e profilit të tyre. Megjithatë, ky opsion është i mundur vetëm nëse ju e zgjedhni atë.

BOTA