VRET BABAIN DHE E VARROS NË KOPËSHT

Një hetim mbi një vrasje makabre ka nisur në Britaninë e Madhe. Një grua i ka pohuar policisë se kishte vrarë babain e saj dhe e ka varrosur në një kopsht. Barbara Coombes, 63 vjeç, është aktualisht në paraburgim dhe policia ka nisur hetimet për këtë vrasje.

GJOBË PRINDËRVE QË POSTOJNË FOTO TË FËMIJËVE NË FACEBOOK

Postoni foto të fëmijëve në rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo Twitter? Në Italinë fqinje gjobiten me 10 000 euro prindërit që postojnë fotot e fëmijëve. Rezultati ka qenë mjaftë pozitiv, gjobitja ka ndikuar që prindërit të mos postojnë fotot e fëmijëve.

HOYT BRYAN YEE DORËHIQET NGA ZV/NDIHMËS I SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT

Ka dhënë dorëheqjen nga posti i zv/ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Bryan Yee. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Al Jazeera Balkan. Mediat aludojnë se detyra e tij e ardhshme do të jetë ajo e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë.

GODITET MAFIA ‘NDRANGHETA’, 169 TË ARRESTUAR NË ITALI DHE GJERMANI

Komandën provinciale të Krotones kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm një megaoperacion kundër mafias kalabreze 'Ndrangheta', i cili ka çuar në arrestimin e 169 personave mes të cilëve dhe 3 kryetarë komunash. Arrestimet janë kryer në disa rajone italiane si dhe në Gjermani.

PAPA FRANÇESKU BËN THIRRJE EMIGRANTËVE

Papa Françesku u bëri thirrje të hënën evropianëve për të integruar refugjatët me identitetin e tyre fetar, në një fjalim të gjatë përpara diplomatëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë.

ISH-HETUESI I VRASJES SË GAZETARES NË MALTË KËRKON MBROJTJE

Një ish-hetues antikorrupsion në Maltë deklaroi për BBC se druhet për jetën e tij pasi ndoqi akuzat e bëra nga gazetarja e vrarë Daphne Caruana Galizia.

TURQI, POLICIA PËR NJË JAVË ARRESTON 729 TË DYSHUAR PËR TERRORIZËM

Forcat speciale turke në një operacion anti terrorist kanë arrestuar javën e kaluar 17 terroristë. Policia ka deklaruar se forcat speciale kanë kryer 729 operacione kundër terrorizmit nga data 1 deri më 7 janar. Nga 17 terroristët, 11 u kapën, ndërsa gjashtë u vetë dorëzuan tek forcat e sigurisë.

“PEDOFILI MË I TMERRSHËM NË HISTORI” PËRDHUNON 919 ADOLESHENTE

Një pedofil rus është akuzuar për përdhunim e më shumë se 900 vajzave nën moshën 13-vjeç si edhe për veprime seksuale të dhunshme. Viktor Lishavsky nga Rusia ka abuzuar me vajzat të cilat ishin nën kujdesin e tij ligjor.

SHBA, KULLA TRUMP MERR FLAKË, SHPËTON REZIDENCA E PRESIDENTIT

Një zjarr ka përfshirë një apartament në kullën Trump në Nju Jork. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale duket që tymi del nga gradaçela, aty ku edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump posedon një apartament.

AUTOBUSI I SHKOLLËS DEL NGA RRUGA, 23 NXËNËS TË PLAGOSUR

Një autobus shkolle me 50 nxënës në bord ka dalë nga rruga në provincën e Montavës në Itali. Sipas bilancit të parë, 23 nxënës kanë mbetur të plagosur ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

BOTA