NDËRTESA E RE ME TË ÇARA NË MURE, KLOSI: U KUJDES QEVERIA
Ndërtesa e re laboratorike e shkollës së mesme profesionale “Arben Broci” ndodhet jashtë standarteve. Në shumë pjesë të saj muret kanë pësuar çarje të mëdha dhe të japin përshtypjen se ka edhe rrezik. Ministri i mirëqënies sociale Blendi Klosi dhe aq më tepër zëvendësministrja e arsimit Nora Malaj panë nga afër punimet aspak cilësore por e kaluan me heshtje.
KLOSI: 40% MË SHUMË NË SHKOLLAT PROFESIONALE
Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi vizitoi edhe shkollën e mesme profesionale “Arben Broci”. Duke folur para nxënësve dhe mësuesve ministri Klosi u shpreh se këtë vit arsimi profesional njeh një rritje me 40%.
KLOSI: PO INTEGROJMË FËMIJËT ROM DHE EGJYPTIAN
28 fëmijë të komunitetit rom dhe egjyptian erdhën bashkë me Ministrin e Mirëqënies Sociale Blendi Klosi me një furgon në shkollën 9-vjeçare “Salo Halili”. Këto fëmijë janë larguar nga rruga tha ministri në ditën e parë të shkollës dhe në të gjithë vendin janë 200 të tillë.Ministri Klosi pranoi problemet siç është jo rrallë herë braktisja e shkollës.
BSPSH, BRËNDA 10 DITËSH DALIM NË PROTESTA
Bashkimi i sindikatave prefektura e Shkodrës, duket se do te jete ne krye te protestave qe pritet të nisin në të gjithë shqipërinë. Me anë të një konference per mediat, kryetari i BSHPSH, Albert Tukaj, ka paralajmeruar se brenda 10 ditesh, ne Shkoder do te nisin protestat masive, ndaj situates se veshtire ekonomike.
YMERI: MË SHUMË ROM E EGJYPTIAN NË SHKOLLAT E SHKODRËS
Në një konferencë për shtyp drejtori rajonal i arsimit Kadri Ymeri ka folur për problematikat por edhe ndryshimet pozitive në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Këtë vit tha kreu i DAR do ketë një pjesëmarrje më të madhe të fëmijëve rom dhe egjyptian.
DAR DHE SHOQATA E PAJTIMIT DEBAT PËR FËMIJËT E NGUJUAR
Një ditë përpara fillimit të sezonit shkollor 35 fëmijë nuk do shkojnë në shkollë si shkak i ngujimit nga gjakmarrja. Këtë shifër e deklaron kryetari i shoqatës së pajtimit Nikollë Shullani. Drejtori rajonal i arsimit Kadri Ymeri thotë se total nuk janë më shumë se 15 fëmijë të ngujuar.
GRETA BARDELI, ZGJIDHET KRYETARE E KËSHILLIT TË QARKUT SHKODËR
Me 16 vota nga 21 të mundshme, Greta Bardeli është zgjedhur Kryetare e Këshillit të Qarkut të Shkodrës. Në mbledhjen e organizuar për konstiotuimin e keshillit te Qarkut te Shkodres dale pas zgjedhjeve te 21 Qershorit, dy grupet e keshilltareve, propopzuan Greta Bardelin dhe Salvator Gjoken per posatin e kryetarit te ketij institucioni, nderkohe qe votimi, ndoshta kaloi edhe pritshmerite, ku kandidatura e Partise Demokratuike mori 16 vota, duke marre edhe votat e se majtes.
PRESIDENTJA JAHJAGA E IMPRESIONUAR NGA QYTETI I SHKODRËS
Shkodra dhe kalaja “Rozafa” e impresionuan presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga. E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, kryetarja e shtetit të Kosovës u njoh me historinë e kalasë Rozafa teksa dha vlerësimet e saj jo vetëm për historinë por edhe për kulturën.












