M.MADHE, TË PËRNDJEKURIT ZGJEDHIN DREJTUESIT E RINJ

NDREGJONI: TË PËRNDJEKURIT ENDE TË SHKELUR NGA POLITIKA SHQIPTARE. Ne rrethin e Malesise se Madhe eshte organizuar konferenca e 4-tet e ish te burgosurve dhe perndjekurve politike ne zone te Qarkut te Shkodres. Ne kete conference ka marre pjese edhe presidenti I Unionit mbarekombetar Besim Ndregjoni.

PLEHRAT NE URËN E MESIT,REAGON “DRKK”

KRONIKA E STAR PLUS ZBARDH NGËRÇIN E KOMUNËS POSTRIBË. Menjehere pas kronikes se realizuar nga star plus television mbi mbeturinat e shumta qe kane mbytur uren e vjeter te mesit ka reaguar Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Shkodër.

RRUGA “ETHEM KAZAZI” E AMORTIZUAR PLOTËSISHT

PREJ SHUMË VITESH AI AKS RRUGOR ËSHTË LËNË NË HARRESË TOTALE. Rruga “Ethem Kazazi” në qytetin e Shkodrës prej shumë vitesh është lënë në harresë të plotë. Edhe pse një aks i rëndësishëm për një numër të madh qytetarësh ai segment në këto 25 viteve është amortizuar plotësisht. Përgjatë gjithë asaj rruge që ka një gjatësi më shumë se një kilometër qarkullimi është shumë i vështirë. Në gjithë gjatësinë e atij aksi ka gropa të mëdha duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike.

FUQIZIMI I GRAVE NË POLITIKË

LEKAJ: BASHKË MUND TË JEMI NJË ZË I RËNDËSISHËM NË VENDIMARRJE. Projekti i OSBE për fuqizimin e grave ne politiken shqiptare ka vijuar ne nje takim me gratë e pjesëmarrëse ne politiken vendore te Shkodrës po njëkohesisht me gra emrat e te cilave tashme janë zyrtarizuar ne listat e këshillit bashkiak për Shkodrën.

FERMERËT: NA DËMTON MUNGESA E PIKAVE TË GRUMBULLIMIT

EDHE PSE U ËSHTË PREMTUAR NGA QEVERIA ENDE NUK ËSHTË BËRË ASGJË. Ende asnjë hap nuk është bërë për të ndërtuar pikat e grumbullimit për fermerët e Qarkut Shkodër. Komuna Gruemirë është një prej të cilave ka një numër të madh fermerësh në të cilën mungojnë pikat e grumbullimit.

PIRANI: SË SHPEJTI KARTAT DIXHITALE

INVALIDËT VIJOJNË GJYQIN ME KOMPANINË E TRANSPORTIT URBAN. Se shpejti te gjithe invalidet e punes ne shoder do te pajisen me deshmite e reja dixhitale .Kete fakt e konfirmon kryetari I kesaj shoqaten per qytetin e shkodres Myhedin Pirani I cili nenvizon se ne kete menyre do te eleminohet perfundimisht cdo parregullsi per kete kategori.

“TE PASTROJMË BREGDETIN”

“GREEN LINE” PREZANTON NISMËN PARA PUSHTETARËVE VENDORË. “Green line Albania” dhe “eko mendje” organizuan një takim ndërgjegjësimi para ambienteve te bashkise Shkodër mbipastrimin e bregdetit dhe fushatës qe do te ndërmerret me daten 22 maj.

RAMUSH HARADINAJ, “QYTETAR NDERI” I KOMUNËS BUSHAT

I LARTË I DORËZOHET ISH KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS.Komuna e Bushatit ka nderuar me titullin e larte “qytetar Nderi” një prej ikonave të luftës se Kosoves, ish kryeministrin e kosoves, Ramush Haradinaj. Titulli I eshte dorezuar nga Kryetari I Komunes Bushat, Zef Hila, I cili gjate fjales se tij ne kete ceremony vleresoi kontributin e Haradinaj ne luften e Kosoves, vlera te cilat sot me shume se asnjehere duhet te evidetohen duke pare edhe situaten e Shqiptareve ne Maqedoni.

MEMÇAJ: NË VITET 90’ GJYKATA KALOI SHUMË VËSHTIRËSI

ISH-KREU I GJYKATËS SË SHKODRËS FLET NË KUADËR TË DITËS SË DREJTËSISË. Me 3 gjyqtarë e ka nisur punën kryetari i parë i gjykatës pluraliste të rrethit gjyqësor Shkodër. Maliq Memçaj, sot në pension thotë se në fillim vitet 90’ gjykata kaloi mes shumë vështirësive që rikthehet për t’i kujtuar sot me 10 maj që njihet si dita e drejtësisë.

GAFA ME TABELËN TEK BUSTI I 5 HERONJVE TË VIGUT

QË NGA MOMENTI I VENDOSJES ËSHTË E SHKRUAR NË MËNYRË JO TË SAKTË. Para pak ditëve u përkujtua 5 maji, dita e dëshmorëve. Si çdo vit edhe kësaj here u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe edhe tek busti i 5 heronjve të vigut. Në vendqëndrimin e ri ndodhet edhe një tabelë e cila është vendosur aty për të treguar se në atë vend janë pikërisht heronjtë e vigut.