AVIONI I ISH PRESIDENTIT KLINTON, BËN ULJE TË DETYRUAR
SHKAK I ULJES ISHTE NJË PROBLEM NË NJË NGA KATËR MOTORËT E AVIONIT. Avioni me të cilin po udhëtonte ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton, bëri ulje të detyruar në një zonë rurale të Tanzanisë. Sipas njoftimit të zëdhënësit të Klinton, shkak i uljes ishte një problem në një nga katër motorët e avionit.
“JE SUIS AN EMIGRANT”, LIDERËT DISKUTOJNË
PARLAMENTI EUROPIAN DISKUTON PËR PROBLEMATIKAT ME EMIGRANTËT NË EUROPË. “Je suis an Emigrant” ose në shqip “Unë jam emigrant” kishte pushtuar sallën e Parlamentit Europian, teksa debati u përqendrua në krizën e emigrantëve që vijnë përmes Mesdheut. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se reagimi i Këshillit Evropian për tragjedinë në Mesdhe “ishte i menjëhershëm, por pamjaftueshëm.
UKRAINA PËRKUJTON PASOJAT E ÇERNOBILIT
POROSHENKO HOMAZHE PRANË VENDIT KU HUMBËN JETËN MBI 200 MIJË NJERËZ. 29 vjet më pas, Ukraina ka përkujtuar katastrofën bërthamore të çernobilit.
MERKEL, VËNDET E BE TË PËRGATITEN PËR MË SHUMË EMIGRANTË
KANCELARJA GJERMANE BËRI THIRRJE PËR NJË SISTEM TË RI PËR EMIGRANTËT. Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se vëndet e Bashkimit Europian duhet të përgatiten për të pritur më shumë emigrantë.
TËRMETI GODET NEPALIN, MË SHUMË SE 450 VIKTIMA
LËKUNDJET E TOKËS NGA TËRMETI JANË DËGJUAR NË PAKISTAN, BANGLADESH , NJU DELHI. Po merr përmasa të një tragjedie masive tërmeti i rënë në orët e parë të së shtunës në Katmandu të Nepalit, pasi policia lokale raporton se numri i viktimave është rritur në 450, ndërsa tetë persona të tjerë kanë vdekur në një kamp alpinistësh në malin Everest për shkak të një orteku të shkaktuar nga tërmeti.
AZILKËRKUESIT, BE TREFISHON FINANCAT PËR TI THËNË STOP
120 MILION EURO PËR OPERACIONIN TRITON, MARRËVESHJE MES DISA VENDEVE. Liderët Evropianë vendosën të trefishojnë financimin e operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të barkave të emigrantëve të paligjshëm në Mesdhe. Vendimi për kalimin e një fondi prej 120 milion euro për operacionin Triton erdhi pas bisedimeve në samitin emergjent në Bruksel mbi krizën e emigrantëve një ditë më parë.
TRAGJEDIA NË MESDHE, UDHËR ARREST PËR DY PERSONA
PROKURORIA KËRKON ARRESTIMIN PËR KAPITETIN DHE ZËVËNDËSIN E TIJ. Prokuroria italiane ka urdhëruar arrestimin e kapitenit dhe zëvendës-kapitenit të anijes që u mbyt të dielën në detin Mesdhe, pasi ata akuzohen se janë pjesë e rrjetit të trafikut të qenieve njerëzore.
MBYTET ANIJA ME 700 PERSONA NË ITALI
VARKA E MBUSHUR ME 700 NJERËZ ËSHTË PËRMBYSUR DHE PASTAJ ËSHTË MBYTUR. një anije me 700 persona është mbytur në Siçili.Sipas të dhënave të para bëhet me dije se pothuajse të gjithë personat janë mbytur.Mediat italiane shkruajnë se ende nuk ka të dhëna për shkaqet e mbytjes së anijes në Siçili.
ITALI, ROJET BREGDETARE SHPËTOJNË FOSHNJËN 3 MUAJSHE
ROJA BREGDETARE ITALIANE MORI NJË THIRRJE URGJENCE NGA ANIJA E MALTËS. Roja bregdetare italiane ka arritur të shpëtojë një bebe tre muajshe teksa gjendja e saj shëndetësore ishte kritike.
Hillary Clinton shpalli kandidaturën e saj për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndryshe nga sa pritej, ajo nuk e ka bërë këtë deklaratë me anë të një konference për shtyp, por ka zgjedhur një mënyrë të veçantë. Me anë të një klipi të postuar, me titullin “Duke u nisur”, Clinton ka sjellë realitetin e të gjitha familjeve amerikane.












