RAMA “TKURR” PREMTIMIN

“Flasim për rritjen ekonomike. Patjetër që 3.5 për qind nuk është mjagtueshme. ne këmi një plan që të arrijmë mbi 5 për qind në tre vitet e ardhshme për të shkuar deri në 7 për qind përmes programit të investimeve 1 miliardë”, ka thënë kryeministri Rama më 23 dhjetor të 2016. Ndryshe nga zotimet publike të kryeministrit për rritje ekonomike deri në 7 për qind, në kuadrin makroekonomik qeveria paraqet një variant më të përmbajtur. Në dokumentin, e miratuar pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave pranon se rritja ekonomike do të mbetet poshtë nivelit 4.5 për qind të paktën deri në vitin e fundit të mandatit qeverisës.

4 MLD LEKË DËM, TATIMET ÇOJNË NË PROKURORI 54 RASTE, 72 TË HETUAR

Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2017 Drejtoria e Hetimit Tatimor ka referuar në prokurori 54 subjekte tregtare. Në kuadër të planit të masave të luftës kundër informalitetit krahas kontrolleve të aktiviteteve ekonomike në të gjithë territorin tatimet janë fokusuar edhe në parandalimin, zbulimin, dhe goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave.

BLLOKOHEN LLOGARITË E IRTC; TATIMET DO VERIFIKOJNË TRANSAKSIONET FINANCIARE

Administrata Tatimore do të verifikojë të gjitha transaksionet bankare të shoqërisë IRTC, e cila shfrytëzoi për më shumë se një vit rafinerinë e naftës në Ballsh duke krijuar mbi 50 milionë euro borxhe ndaj tatimeve.

NGA SOT RRITET ÇMIMI I DUHANIT

Nga sot, qytetarët do të paguajnë me 7 lekë më shtrenjtë 1 paketë duhan. Ky është vetëm një nga ndryshimet që sjell paketa fiskale 2018.

FESTAT DOBËSOJNË EURON

Ardhja e emigrantëve në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit ka forcuar ndjeshëm lekun shqiptar dhe ka zhvlerësuar monedhën europiane. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet me 132.9 lekë një nivel ky ndër më të ulëtit që prej gushtit. Monedha evropiane ka pësuar një zhvlerësim edhe në tregjet ndërkombëtare. Sipas ekspertëve Monedha Evropiane nuk do të prekë më nivelin e 140 lekëve.

FILLON LIBERALIZIMI I TREGUT TË ENERGJISË, DALIN NË TREG 78 BIZNESE

Në vitin 2018-të 78 biznese që furnizohen në linjën e tensionit 35 kilovot janë të detyruar që ta sigurojnë vetë energjinë elektrike. Liberalizimi i tregut do të vazhdojë më tej edhe për nivele të tjera, të cilat llogaritet të përfshijnë një numër të konsiderueshëm ndërmarrjesh. Elton Sevrani, drejtor i shitjeve në kompaninë OSHEE, thotë se bizneset ende nuk janë shprehur të gatshëm për të gjetur vetë energjinë elektrike, megjithatë në muajin Mars, OSHEE do të bëjë stakimin fizik të linjave.

RRITEN ME 220 MILIONË USD TË ARDHURAT NË BUXHET

Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 11 muaj të këtij viti janë rritur me 220 milion dollarë. Kontributin kryesor për shtimin e arkëtimeve në buxhetin e shtetit e ka tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili krahasuar me një vit më parë ka sjellë 70 milion dollarë më shumë, ndërsa nga akcizat shtesa është në nivelin e 34 milion dollarëve. Sipas ministrisë së Financave, TVSH-ja për importet e karburantit ka rënë për shkak të rritjes së prodhimit dhe përpunimit të naftës në tregun vendas, por me rritje kanë rezultuar futjet në doganë të gazit të lëngët, cigareve dhe kafesë.

FESTAT DOBËSOJNË EURON

Ardhja e emigrantëve në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit ka forcuar ndjeshëm lekun shqiptar dhe ka zhvlerësuar monedhën europiane. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet me 132.9 lekë një nivel ky ndër më të ulëtit që prej gushtit. Monedha evropiane ka pësuar një zhvlerësim edhe në tregjet ndërkombëtare.

Sipas ekspertëve Monedha Evropiane nuk do të prekë më nivelin e 140 lekëve. Aktualisht një euro shkëmbehet me 132 lekë çka vlerësohet si më e ulta ndër 10 vitet e fundit. Ndryshimi i menjëhershëm i vlerës së euros ndaj lekut në Shqipëri ka ndodhur në 2011 kur euro arrit në 140 lekë nga 123 që ishte në 2009.

SHQIPËRIA PRITET TË MARRË EUROBOND, PARASHIKOHET TË JETË NË VLERËN 400-500 MLN EURO

Qeveria shqiptare pritet të dalë në tregun ndërkombëtar për të marrë 400-500 milion euro borxh. Ky fakt është parashikuar në strategjinë afatmesme të borxhit për vitet 2016-2018, ku parashikohet rikthimi i skemës së eurobondit. Një pjesë e mirë e huasë do të përdoret për të zëvendësuar kreditë ekzistuese, që janë marrë me interesa të larta, si dhe një pjesë për të rinovuar borxhin që maturohet gjatë vitit 2018.

QEVERIA VENDOS TË MOS E RRISË ÇMIMIN E ENERGJISË

Qeveria shqiptare i thotë jo rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët fundorë për vitin e ardhshëm. Një vendim që Këshilli i Ministrave ka miratuar në datën 8 Dhjetor të këtij viti, ku shprehet qartë se miratimi i programeve ekonomike dhe çmimeve për kompanitë e këtij tregu, duhet të marrë parasysh impaktin që do të ketë në çmimin final të konsumatorëve. Në këtë rast, nisur nga kriza që përjetoi këtë vit kompania e prodhimit KESH, ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike, i lejonte korporatës që të vendoste çmimin me të cilin ia shet OSHEE energjinë për furnizimin e klientëve të saj të ishte sipas kostos reale të prodhimit, duke u përjashtuar nga tregu i rregulluar.

BOTA