NDAHET NGA JETA AKTORI E REGJISORIFATBARDH SMAJA

Ky nëntor i bardhë ndau mes nesh regjisorin e aktorin shkodran Fatbardh Smaja por la pas shpirtin e tij të madh artistik. Miku i mirë i shkodranëve, i artit e kulturës, i skenës shqiptare jep lamtumirën pasi nuk arriti t’i mbijetojë një sëmundje të rëndë që kishte disa ditë që e kishte mbërthyer. Nuk iku si gjithë të tjerët por e la shpirtin e tij aty, në skenën e teatrit “Migjeni” që aq shumë e deshi e i përkushtoi jetën e tij bashkë me të gjithë familjen.

“NOSTALGJI DHE MALL PËR HOXHEN HAVIZ SABRI KOÇI”

Myftinia e shkodrës ka përkujtuar ne ambientet e xhamisë se Rusit një nga figurat e shquara te besimit islam ne vendin tone, Haviz Sabri Koci i cili ishte iniciatori kryesor ne rihapjen e xhamise se plumbit ne Shkoder.

GJINI: MINISTRIA KATRAHURË ME VARRIN E KOLË IDROMENOS

Ky është varri origjinal i arkitektit Kolë Idromeno në varrezat katolike të Rrmajit në qytetin e Shkodrës. Këtë vit ministria e kulturës akordoi një fond për restaurimin e tij duke ia ndryshuar pamjen dhe duke e sjellë në këtë formë.

INAUGUROHET XHAMIA E KALASË SË DRISHIT

Mes dhjetra besimtareve te zones eshte inauguruar perfundimi I restaurimit te xhamise ne kalane e drishtit.I pranishem ne kete ceremoni ishin personalitete te myftinise shkoder dhe ambasades turke.Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari u ndal tek trashigimia qe mbart ky vend historik ndersa vuri theksin tek prania e besimit islam ne disa kala te shqiperise.

MBAHET NË SHKODËR PREMIERA E FILMIT “DREJT FUNDIT”

Eshte mbajtur ne shkoder premiera e filmit “drejt fundit.Ambicie për para, intrigë, pazare dhe larje hesapesh, këto tematika të mafias, janë fiksuar në film nga Drilon Hoxha. Salla e kinema Millenium mirepriti nje numer te konsiderueshem qytetaresh te cilet shprehen interesin e tyre mbi kete realizim shqiptar.

“AHENGU SHKODRAN” PËRCJELL ATMOSFERË NË ULQIN

Nën ritmet e disa prej këngëve më të bukura shkodrane “Ahengu Shkodran” ka korrur një sukses edhe në qytetin fqinj të Ulqinit në Malin e Zi. Këngëtarët e ri dhuruan emocione dhe morën duartrokitjet e sallës teksa përcollën tingujt e disa prej këngëve më të njohura të Shkodrës. Ndryshe nga Shkodra, “Ahengu Shkodran” u shoqërua edhe me një valle duke ia shtuar vlerat këtij organizimi.

PREMIERA E DRAMËS “KANDILI I ARGJANDIT”, NJE SUKSES NË SHKODËR

Mes duartrokitjesh te panumerta te publikut drama “Kandili i Argjandit” percolli premieren e saj me mjaft sukses ne teatrin migjeni.Ne nje salle te tejmbushur aktoret shkodrane vune nje skene nje nga pjeset me te bukura te shkrimtarit te madh Martin Camaj.Ne mungese te regjisorit qe e pershtati me skenen, Fatbardh Smajes i cili nuk ishte i pranishem per arsye shendetsore, protagonistet percollen emocionet e tyre duke falenderuar mbeshtetjen e publikut.

“AHENGU SHKODRAN”, MBËRRIN TË DIELËN NË ULQIN

Pas suksesit ne Shkoder, Qendra Kulturore Pjeter Gaci, do te zhvendos nje sukses te tille pak kilometra me tutje, ne trevat shqipfolese te malit te zi, e konkretisht ne Ulqin.

MYFTINIA SHKODËR: MUAJ EVENTESH NE 25 VJETORIN E RIHAPJES SE BESIMIT

Myftinia Shkoder ka publikuar kalendarin e aktiviteteve me rastin e 25 vjetorit te rihapjese se xhamise se plumbit shkoder.

“AUSTRIA LEXON”, VIJON TRADITA NË SHKODËR

Në kuadër të festës së Austrisë, ne bliblioteken universitare te qytetit te Shkodrës është organizuar serish aktiviteti Austria Lexon. Ne kete aktivitet kane marre pjese perfaqesues te ambasades austriake ne tirane, por edhe pedagoge dhe perfaqesues te shoqates se fqinjesise, Austri Shqiperi. Kryetari i Shoqates, Shqiperi – Austri, ka vleresuar kete aktivitet por edhe marredheniet e mira mes dy vendeve.

BOTA