POLITIKE

AMBASADA E SHBA: KUJDES NGA PROTESTA E OPOZITËS

Një ditë para protestës ambasada amerikane këshillon shtetasit e saj të bëjnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe në Sheshin "Skënderbej". Ky është një njoftim i zakonshëm që ambasada amerikane gjithmonë i drejton shtetasve të saj një ditë para se të ketë zhvillime të tilla, si protesta apo manifestime të mëdha.

“ÇDO FAMILJE MALËSORE NË PROTESTË”

Pothuajse çdo familje nga Malësia e Madhe do të ketë përfaqësuesin e saj në protestën e opozitës, e cila pritet të zhvillohet të shtunën e 27 janarit në Tiranë. Kjo është deklarata e kryetarit të PD Malësi e Madhe, Anton Kokaj. Ndër të tjera, Kokaj shprehet se protesta, e cila do të udhëhiqet nga Partia Demokratike, do të jetë një protestë për të gjithë popullatën, pasi aktualisht vendi po drejtohet nga një qeveri e korruptuar.

BASHA: JO PROTESTË SPEKTAKËL

Unë do të jem me familjen time, jo luftë, as spektakël, një protestë madhështore". Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit që pati me aleatët në selinë blu. Kreu i PD tha se nuk do ketë dhunë në protestën e nesërme nga opozita. Sipas Bashës, të dhënat flasin për një pjesëmarrje rekord në protestën përpara Kryeministrisë. "Kemi rakorduar me aleatët detajet për ditën e nesmëre, sa i takon aktivitetitn politik.

PROTESTA, BASHA MBLEDH ALEATËT NË SELINË BLU, SHKON DHE KRYEMADHI

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e koalicionit opozitar në një takim në selinë blu, për përgatitjet e fundit të protestës së nesërme në orën 12:00 përpara Kryeministrisë. Në tkaimin i cili ka nisur rreth orës 12:15 mësohet se merr pjesë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila shoqërohet nga kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari.

PROTESTA E OPOZITËS, 1500 POLICË NË TERREN, RRUGËT QË BLLOKOHEN

Eshte zbuluar plani i masave për protestën e thirrur nga opozita me në krye Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim nesër në orën 12:00 përpara Kryeministrisë. Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se do jenë rreth 1500 policë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës e cila mësohet se do zgjasë katër orë. Të angazhuar do jenë FNSH, Forcat e Rendit dhe ato operacionale.

OPOZITA VOTON KUNDËR, NUK MIRATOHEN EMRAT PËR KLGJ-KLP

Kuvendi ka rrëzuar listën me emrat e propozuar për anëtarë të KLGJ dhe KLP, pasi opozita votoi kundër. Për të kaluar të gjithë emrat duhej shumicë 2/3, por opozita ashtu sikur paralajmëroi i kundërshtoi duke i rrëzuar të dyja listat në bllok.

EKSTRADIMI I BALLISTIT,KRYEMINISTRI KROAT I BËN NJË PREMTIM RAMËS

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Davos të Zvicrës një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me të cilin bisedoi rreth marrëdhënieve mes dy vendeve.Kryeministri kroat e siguroi Kryeministrin Rama për mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

RAMA TAKON PRESIDENTIN SERB: FOLËM PËR DIALOGUN ME KOSOVËN

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Davos një takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në qendër të bisedës ka qenë bashkëpunimi në rajon, por edhe ecuria e dialogut me Kosovën që është pezulluar pas vrasjes së Oliver Ivanoviç.

KËLLIÇI: TË RINJTË NË KRYE TË PROTESTËS

Të rinjtë në të gjithë vendin do të jenë pararoje e protestes se 27 janarit ne kryeqytet. Nje fakt I tille eshte pohuar nga...

NISHANI NGA MALËSIA E MADHE: PO QEVERISEMI NGA ISH-PARTIA E PUNËS

Ish-Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani i pranishem ne Malesine e Madhe per te perkujtuar 73-vjetorin e Kryengritjes se Pare Antikomuniste, ka folur dhe per situaten politike ne vend.Nishani tha se Shqiperia po qeveriset nga Ish Partia e Punes dhe se Reforma ne Drejtesi nuk mund te funksionoje me drejtues te korruptuar dhe te bandave.

BOTA