MUSTAFA: THAÇI PRESIDENT NË 2016-tën

KRYEMINISTRI I KOSOVËS DEKLARON SE LDK DO TI QËNDROJ BESNIK MARRËVESHJES.Kryeministri Isa Mustafa deklaron se Lidhja Demokratike e Kosovës do të votojë Hashim Thaçin për President në vitin 2016, kjo si pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të LDK-së dhe PDK-së.

RAMA PËRMEND SËRISH KOSOVËN, POR NË TV

KRYEMINISTRI E QUAN VEND MIK SERBINË, JO ARMIK.Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij të dytë në Serbi, ku mori pjesë në Samitin Kinë-Ballkan, ka dhënë një intervistë për televizionin serb N1 ku u është përgjigjur pyetjeve dhe tematikave më të rëndësisshme të marrëdhënieve mes dy vendeve.

PRESIDENTJA E KOSOVËS NË FJALIMIN E FUNDVITIT

OPOZITA BRAKTIS SEANCËN, JAHJAGA: BOJKOTI NUK VLEN .Opozita e Kosovës ka braktisur sallën e Kuvendit kur Presidentja, Atifete Jahjaga ka dalë për të mbajtur fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

KRYEMINISTRI RAMA RIKTHEHET NË BEOGRAD

VIZITA KA NË FOKUS KRYESOR TË SAJ ZHVILLIMIN E EKONOMISË.Kryeministri Edi Rama, rikthehet në Beograd, në një vizitë, që ndryshe nga ajo e nëntorit, ka në krye të axhendës Ekonominë.Shefi i qeverisë shqiptare do të jetë këtë të martë në kryeqytetin serb, për të marrë pjesë në forumin e Kinës me vendet e Europës Lindore dhe Qendore.

KOSOVË, KOALICIONI NUK VLEN PËR KOMISIONET

NË SEANCËN E PARË, KOSOVA NUK ZGJEDH DOT 14 KOMISIONET PARLAMENTARE. Në Kuvendin e Kosovës është debatuar për formimin e komisioneve parlamentare.

TË MARTËN RINIS DIALOGU, SERBI – KOSOVË

TAHIRI: NË AGJENDË, SIGURIA ENERGJIA DHE IMPORTI I MEDIKAMENTEVE. Ministrja për Dialogun Edita Tahiri, njëkohësisht kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, udhëton sot për Bruksel, për të marrë pjesë në takimet e radhës.

LUNACEK: PESËSHJA E BE-SË TË NJOHË KOSOVËN

NUK JANË SI SERBIA, DUHET TË VEPROJNË SA MË SHPEJT.Zëvendës Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka thënë se pesë anëtarët e BE-së Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia, duhet që më në fund ta njohin Kosovën.

THAÇI FLET SI MINISTËR I JASHTËM

OBJEKTIVI KRYESOR, NJOHJA NGA SA MË SHUMË SHTETE E KOSOVËS.Në tagrin e ministrit të Jashtëm dhe zv.kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të bëjë çmos për të bindur 5 vendet anëtare të BE-së që s’e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

GREQI, AKSIDENT MES 35 MAKINASH

1 I VDEKUR DHE 7 TE PLAGOSUR BILANCI I AKSIDENTIT.Një aksident mes 35 makinash ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në kilometrin e 61-të në aksin rrugor Athinë-Lamia.Nga aksidenti një grua e re ka humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur, 2 prej të cilëve u dërguan në gjendje të rëndë në spital.

DREJTËSIA, MINISTRAT E BALLKANIT NË BEOGRAD

SHQIPËRIA PËRFAQËSOHET NGA TAHIRI, EDHE KOSOVA PJESË E TRYEZËS. Forumin Ministror Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ka mbledhur në Beograd edhe përfaqësues nga Shqiperia dhe Kosova.

BOTA