JETIMËT, KUR DISKUTOHET EDHE BUKA E GOJËS……

NË 25 VITE ASNJË PREJ PREMTIMEVE NUK ËSHTË MBAJTUR PËR JETIMËT. Me dhjetra jetim në qytetin e Shkodrës në 25 vite janë mbushur me një mal premtimesh e ndërsa sot diskutojnë bukën e gojës. Një prej tyre është edhe familja Mato e cila jeton në mjediset e konviktit të shkollës “Arben Broci”.

SHTËPIA E FËMIJËS PARASHKOLLOR FESTON 20 MAJIN

GJELUCI: DITË PLOT AKTIVITETE PËR FËMIJËT, 20 MAJI JUSTIFIKIM PËR TË FESTUAR. Shtepia e femijes parashkollor eshte zgjuar kete mengjes me deshiren e madhe per tu veshur bukur e per te festuar 20 majin, nje salle e mbushur me lodra, muzike e miq i priti keta femije per te festuar se bashku diten nderkombetare te femijeve jetime.

SHTËPIA E FOSHNJES, “STOP INSTITUCIONIT”

KALAMISHI: KËTË DITË FËMIJËT DUHET TA FESTOJNË ME FAMILJET BIOLOGJIKE. Ne kete 20 maj kane festuar edhe femijet e shtepise se femijes 0-6 vjeç, drejtuesit e ketij institucioni dhe personeli bashke me femijet cdo vit e festojne 20 majin nen moton e deinstitucionalizimit, duke i nxjerre femijet per argetim jashte ambjenteve te institucionit dhe duke kyçur deren e kesaj shtepije femijet dalin jashte me shpresen se nuk do te kete kthim.

ZGJEDHJET, SHKODRA NGJYROSET NË “KUQ E BLU”

NJË “PËRDHOSJE” E NJË QYTETI TË TRADITËS NGA PARTITË POLITIKE. Shkodra mëngjesin e sotëm ështe zgjuar e ngjyrosur, jo nga ngjyrat, por nga flamujt e partive politike, te cilet e kane kthyer cdo cep te shkodres ne nje arene force, kush vendosur me shume flamuj duke harruar ndoshta me pa te drejte se shkodranet e kane flamurin e tyre, e kane flamurin e qe I perfaqeson ate te Bashkise se Shkodres.

MINISTRI ÇUÇI ME STUDENTËT E SHKODRËS

PREZANTON AVANTAZHET QË PASOJNË APLIKIMIN E REFORMËS ADMINISTRATIVE. Mbeshtetje per reformen administrativo-territoriale, ka qene ky laitmotivi i takimit te Ministrit te Çeshtjeve Vendore Bledi Çuçi me studentet e Universitetit te Shkodres, gjate ketij takimi Çuçi u prezantoi studenteve avantazhet e kesaj reforme.

20 VJET MALSTESER

PREZANTOHEN AKTIVITETET E ORGANIZATËS NË SHKODËR. Organizata Shqiptare e Urdherit te Maltes ka organizuar nje aktivitet me rastin e 20 vjetorit te pranise se saj ne vendin tone. Mon sinjor Luciano Avgustini president i kesaj shoqate ne Shkoder u shpreh se me ndihmat ndaj te semurit , te varferit dhe te pastreheve, njeriu kryen nje mision fisnik te udhezuar nga zoti.

HIPERTENSIONI, DSHP KONTROLLE DHE SENSIBILIZIM

SHIFRAT ALARMANTE, 1 NË 3 VETË SE DINË QË JANË TË PREKUR. Një në tre të rritur sot vuan nga hipertensioni, ndërkohë që po 1 në 3 të rritur nuk e di që vuan nga kjo sëmundje.

MUNGOJNË VENDPARKIMET PËR INVALIDËT

PIRANI: ASNJË MBESHTETJE NGA BASHKIA SHKODËR. Invalidët e punës po zhgënjehen sërish nga Bashkia e Shkodrës . Për vite me radhë bashkia i ka premtuar invalidëve vende parkimi nëpër qytet që ato të kenë se ku të lënë mjete e tyre. Kjo është deklarata e kreut te kësaj shoqate ne Shkodër, Myhedin Pirani i cili shprehet se ka dërguar pranë këtij institucioni hartën e pikave ku mund te caktohen këto vende.

SHUMË PROJEKTE, POR ASGJË PËR DITËN E FAMILJES

AS NË KËTË DITË NUK JUSTIFIKOHET MUNGESA E SERIOZITETIT PËR KËTË PROJEKT. 15 maji, dita ndërkombëtare e familjes duket se është harruar edhe nga ata që e kanë për detyrë që të zhvillojnë aktivitete sensibilizuese e ndërgjegjësuese në këtë ditë të shënuar. Një prej projekteve që po zbatohet është “Shërbime Sociale Inovative”. Ky projekt ka në target grupet vulnerabël dhe synon përmirësimin e kushteve të jetesës së kategorive në nevojë nëpërmjet futjes dhe standartizimit të praktikave innovative në ofrimin e shërbimeve sociale.

PROVIMI I GJUHËS SË HUAJ, RRITET VËSHTIRËSIA

SULO: NXËNËSIT TË MOS FRIKËSOHEN, PËRGATITJA SHKOLLORE JUSTIFIKON NIVELIN E PROVIMIT. Me 23 maj maturantët do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore për këtë vit, atij të gjuhës së huaj me detyrim. Risia e ketij viti është se niveli i testit ka shkallë më të lartë vështirësie se vitin e shkuar, vjet testi ishte i nivelit A2 ndërsa këtë vit ai ka një shkallë vështirësie B1 Sulo tregoi se kurrikulat shkollore justifikojne kete nivel veshtiresie te provimit.

BOTA