MUNGOJNË VENDPARKIMET PËR INVALIDËT

PIRANI: ASNJË MBESHTETJE NGA BASHKIA SHKODËR. Invalidët e punës po zhgënjehen sërish nga Bashkia e Shkodrës . Për vite me radhë bashkia i ka premtuar invalidëve vende parkimi nëpër qytet që ato të kenë se ku të lënë mjete e tyre. Kjo është deklarata e kreut te kësaj shoqate ne Shkodër, Myhedin Pirani i cili shprehet se ka dërguar pranë këtij institucioni hartën e pikave ku mund te caktohen këto vende.

SHUMË PROJEKTE, POR ASGJË PËR DITËN E FAMILJES

AS NË KËTË DITË NUK JUSTIFIKOHET MUNGESA E SERIOZITETIT PËR KËTË PROJEKT. 15 maji, dita ndërkombëtare e familjes duket se është harruar edhe nga ata që e kanë për detyrë që të zhvillojnë aktivitete sensibilizuese e ndërgjegjësuese në këtë ditë të shënuar. Një prej projekteve që po zbatohet është “Shërbime Sociale Inovative”. Ky projekt ka në target grupet vulnerabël dhe synon përmirësimin e kushteve të jetesës së kategorive në nevojë nëpërmjet futjes dhe standartizimit të praktikave innovative në ofrimin e shërbimeve sociale.

PROVIMI I GJUHËS SË HUAJ, RRITET VËSHTIRËSIA

SULO: NXËNËSIT TË MOS FRIKËSOHEN, PËRGATITJA SHKOLLORE JUSTIFIKON NIVELIN E PROVIMIT. Me 23 maj maturantët do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore për këtë vit, atij të gjuhës së huaj me detyrim. Risia e ketij viti është se niveli i testit ka shkallë më të lartë vështirësie se vitin e shkuar, vjet testi ishte i nivelit A2 ndërsa këtë vit ai ka një shkallë vështirësie B1 Sulo tregoi se kurrikulat shkollore justifikojne kete nivel veshtiresie te provimit.

ÇERTIFIKATAT, QYTETARËT 4 DITË NË PRITJE

PROBLEMI I INTERNETIT PËRSËRITET, SKA ZGJIDHJE ALTERNATIVE. Prej ditesh ne sistemin kompjuterik te gjendjes civile ka pasur probleme cka ka bere qe per komunitetit per me shume se 4 dite te mos ofrohet sherbim.

HAPET PIKA E DYTË PËR LIBREZAT E SHËNDETIT

OSJA: PËRMIRËSIM I SHËRBIMIT PËR QYTETARËT, NË VIJIM HAPET EDHE NJË PIKË TJETËR. Pika e dyte per aplikimin per kartat dhe librezat e shendetit tashme eshte funksionale. Per te minimizuar radhet e gjata dhe oret e pritjes e per ti ofruar sherbim ne kohe reale te gjithe komunitetit FSKDSH ne Shkoder ka vene ne funksion nje pike te re qe eshte pozicionuar ne qendren shendetesore ne ne lagjen “Ahmet Lagjia”

SHËRBIMI SOCIAL DHE MODELI ITALIAN

RAJONI I TOSKANËS,WORKSHOP ME AKTORËT LOKAL NË SHKODËR. Rajoni i Toskanes nen kujdeisn e ambasades Italiane ne Shqiperi , konsullates se nderit ne Shkoder dhe ministrise se mireqenies organizoi takimin per Sherbimet ndaj personave ne veshtiresi dhe profilet profesionale sipas standarteve europiane ,ndersa tema e diskutimit ishte Krahasimi me shembullin Italian te rajonit te Toskanes.

GJIMNAZISTËT SHKODRANË DHE “BE”

“SHEJNAZE JUKA” FITON KONKURSIN E “EUIC” SHKODËR. Qendra e informimit te bashkimit eurpoian ne Shkoder organizoi diten e merkure konkursin final mes shkollave te mesme te qytetit.Gara finale ishte mes shkolles 28 nentori dhe shejnaze Jukes ndersa te pranishem ishin edhe mesues te ketyre institucioneve.

DITA NDËRKOMBËTARE E INFERMIERISË

STUDENTËT KRYEJNË VIZITA FALAS PËR QYTETARET NË TERREN. Ne kuader te dites nderkombetare te infermierise shoqata “Malteze”r dhe studentet e kesaj dege ne universitetin “Luigj Gurakuqi” kane realizuar diten e marte vizita falas per qytetaret shkodrane.Te vendosur ne 3 pika kryesore infermieret e ardhshem dhe te sapodiplomuarit realizuan vizita mbi tensionin dhe kontrollin e glicemines.

INVALIDËT NË RRADHË PËR PENSIONIN

SITUATA PËRSËRITET ÇDO MUAJ, ASNJË VEPRIM PËR TA NDRYSHUAR. Marrja e pagesave mujore te invaliditetit vijon te jete nje makth per invalidet apo kujdestaret e tyre pasi duhet te qendrojne ne rradhe me ore te tera per ta marre ate.

FAMILJA RROKU APEL PËR NDIHMË

VARFËRI EKTREME NË FSHATIN GURI I ZI. Edhe pse kemi te bejme me nje fenomen te perseritur ne qarkun tone te qindra familjeve mbi situaten e vështirë ekonomike ,akoma nuk po gjen vëmendjen e institucioneve qeveritare edhe as te shume deputeteve në prag të zgjedhjeve locale te cilet kanë qenë më aktiv në takimet e tyre me popullin e thjeshte .

BOTA