VLLAZNIA SIGURON MBIJETESEN NDAJ ELBASANIT
KUQEBLUTË FITOJNË ME REZULTATIN 1-4. Skuadra e Vllaznia ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Elbasanit. Kuqeblutë kanë shënuar katër gola, kundrejt një të kundërshtarit duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin e përgjithshëm.
VOLEJBOLL, VLLAZNIA KALON SKËNDËRBEUN
KUQEBLUVE U DUHEN PËRFORCIME NË MERKATON E JANARIT.Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka arritur të fitojë pa shumë probleme, ndaj ekipit të Skëndërbeut. Takimi është zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
REALI BARAZON REKORDIN E BARCELONËS
LJAJIÇ SHPËTON ROMËN, BARAZIM I VUAJTUR NDAJ SASSUOLOS Cristiano Ronaldo bëri gjithçka në fitoren 3-0 të Real Madrid ndaj Celta Vigo në stadiumin Santiago Bernabeu të shtunën në mbrëmje.
BASKETBOLL, VLLAZNIA HAP FALS ME TIRANËN
KUQEBLUTË MUNDEN 87-75, JANË NË VENDIN E DYTË.Ekipi i Vllaznisë në Basketboll për meshkuj nuk ka mundur dot të ruajë ecurinë e rezultateve pozitive, duke humbur në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
FUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA KAMPIONE DIMRI
VAJZAT KUQEBLU FITOJNË 6-0 NDAJ KUKËSIT. Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra ka kaluar pa asnjë problem, rivalin e drejtpërdrejtë për titull kampion, Kukësin. Vajzat shkodranë kanë fituar me rezultatin 6-0, duke qenë kështu të vetme në krye të klasifikimit të përgjithshëm.
BOKS, DEMAJ PRO NDRYSHIMEVE NË FEDERATË
BOKSIERI SHKODRAN I FTUAR NË EMISIONIN “JAVA SPORT”.Boksieri i Vllaznisë, Christian Demaj është pro ndryshimeve në Federatën Shqiptare të Boksit. Ai ka qenë i ftuar në emisionin, “Java Sport” ku ka folur qartësisht se çfarë do të ishte e mirë për boksin shqiptar.
RAINERI: NDAJ ELBASANIT VETËM PËR FITORE
KUQEBLUTË DHE DEJTUESIT BESOJNË TEK SUKSESI.Vllaznia nuk do të jetë e kënaqur vetëm me një barazim në ndeshjen ndaj Elbasanit. Këtë e ka pohuar trajneri Baldo Raineri një ditë përpara ndeshjes. Në konferencën për shtyp, Raineri është shfaqur i qetë dhe optimist.
PESHËNGRITJE, BEGAJ POZITIV E NË TESTIN E PARË
VIHET NË DYSHIM TITULLI I FITUAR NË KAZAKISTAN.Romela Begaj, kampionia e botës në peshëngritje në stilin e shkëputjes, është pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet sportiv pasi ka rezultuar pozitive në testet anti-doping.Lajmi është bërë publik nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, e cila në faqen e saj zyrtare në internet, thotë se nga analizat që i janë bërë peshëngritëses shqiptare, është konstatuar një dozë e lartë e substancës së ndaluar stanozolol.
BOKS, VLLAZNIA FITON KUPËN E SHQIPËRISË
5 MEDALJE ARI PËR KUQELBUTË, TIRANA E PAFUQISHME. Është mbyllur në mënyren më të mirë të mundshme Kupa e 23-të e Republikës së Shqipërisë në Boks, ku Vllaznia ka arritur ta fitojë atë për të 20-en herë.
VLLAZNIA NË PRAG TË NDRYSHIMEVE TË MËDHA
RAINERI PRANON LËVIZJET NË SKUADËR, ME ELBASANIN FITORE. Vllaznia është duke u përgatitur për disa ndryshime qoftë në aspektin teknik por dhe ato të largimit të lojtarëve. Trajneri i skuadrës, Baldo Raineri e ka pranuar me profesionalizëm çdo lëvizje që mendojnë drejtuesit e skuadrës. Tashmë është konfirmuar largimi i ndihmësit të tij, Davide Beloti, ndërsa vetë ai me shumë mundësi do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni.