BASKETBOLL, TË RINJTË E VLLAZNISË FITOJNË ME ELBASANIN

KOKA: SKUADRA KA ELEMENTË CILËSORË, KAMPIONATI I ÇORIENTUAR. Ekipi i të rinjëve të Vllaznisë në Basketboll për meshkuj ka arritur një fitore të lehtë ndaj Elbasanit 88-23.

VLLAZNIA KTHEHET ME GABIMET E VITIT 2014

NUK PRETENDOHET ASGJË, POR TIFOZËT KËRKOHET MË SHUMË PËRKUSHTIM. Humbja që pësoi Vllaznia ndaj Skënderbeut e riktheu atë pas në kohë duke u rishfaqur me gabimet e vitit 2014. Skuadra shkodrane bëri sërish gabime amatore në mbrojtje dhe porterin Selimaj, që nuk kanë asnjë justifikim. Madje tifozët të cilët dhe kanë ndjekur nga ekrani këtë takim, kanë folur me shumë aludime e akuza për një papërgjegjshmëri tek futbollistët.

BASKETBOLL, VLLAZNIA KALON PA PROBLEM FLAMURTARIN

KUQEBLUTË FITOJNË 90-66, LOJTARI ME NGJYRË HOOG MË I MIRI I EKIPIT. Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka arritur një fitore të lehtë ndaj Flamurtarit ku dhe ka fituar 90-66.

F1, HAMILTON FITON ÇMIMIN E MADH TË AUSTRALISË

VETTEL ME FERRARI NË PODIUM, DEBUTUESI NASR ME SAUBER RENDITET I PESTI. Luis Hamilton e ka nisur kampionatin botëror të formulës 1, aty ku e ka lënë duke fituar çmimin e madh të Australisë. Mercedes me dy pilotët e tij kanë dominuar plotësisht. Kampioni britanik ruajti thuajse gjatë gjithë garës një distancë prej 2-3 sekondash, duke mos e vënë kurrë në diskutim vendin e parë. Duket se edhe ky kampionat do të jetë tërësisht i tyre, edhe pse është vetëm fillimi.

VLLAZNIA PËR REZULTAT POZITIV NDAJ SKËNDERBEUT

ZMIJANI: KEMI MUNGESA POR ME TË RINJTË DO TË KËRKOJMË MAKSIMUMIN. Fitorja e arritur me Partizanin ka bërë që Vllaznia të jetë sërish optimiste për një tjetër rezultat pozitiv.

ÇËSHTJA “KUKËSI” AMULI, BACI, SYKAJ E GOCAJ DËSHMUAN PËR AKUZAT

KLUBI TENTOI TË MOS PUBLIKONTE EMRAT, TRADHËTOHET NGA BRËNDA. Çështja për akuzat e ngritura nga Erogen Vaso për ndeshjen Vllaznia- Kukësi tashmë do të vijojë të marrë një tjetër vëmendje në opinionin publik. Një ditë më parë, Star Plus, lajmëroi të gjithë shikuesit se dispononte emrat e përsonave që kishin dëshmuar në Prokurorinë e Shkodrës, por për arsye hetimi dhe respektet të ruajtjes së anonimatit, Redaksia e Star Plus, mendoi të mbante një qëndrim korrekt e duke ia lënë Prokurorisë të bëjë punën saj.

EUROPA LEAGUE, WOLFSBURGU TRIPLET INTERIT

HUMBASIN AJAX DHE TORINO, FIORENTINA 1-1 ME ROMËN. Europa League ka patur rezultate surprizë në ndeshjet e para të fazës së 1\16-ve.

VLLAZNIA-KUKËSI, PROKURORIA MERR NË PYETJE SHKODRANËT

THIRREN TRE FUTBOLLISTË DHE NJË ANËTAR BORDI, VASO DËSHMOI PARA DISA DITËSH. Prokuroria e Shkodrës ka vijuar hetimet për akuzat e lëshuara për ndeshjen mes vllaznisë dhe Kukësit e cila ka qenë e trukuar dhe se ka patur një marrëveshje për të fiksuar rezultatin. Pikërisht për këtë pak kohë më parë, drejtuesit e Vllaznisë iu drejtuan prokurorisë për hetime të metejshme.

CHAMPIONS, PSG ELEMINON CHELSEA-N PAS 120 MINUTAVE LOJË

BAYERN NUK NJEH LIMITE SHËNON 7 GOLA KUNDREJT SHAKHTAR-IT. Tiago Silva eliminoi nga Champions League Chelsea-n e Mourinho-s dhe i dha mundësinë PSG-së të kalojë në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Edhe pse ishin në disavantazh dy herë dhe luajtën për më shumë se 90 minuta me 10 lojtarë, për shkak të daljes së pakuptueshme me të kuq të Ibrahimoviç, lojtarët e skuadrës franceze bënë një lojë perfekte.

DIBRA: VLLAZNIA OPTIMISTE NDAJ SKËNDERBEUT

STAFI TEKNIK BESON TEK SUKSESI I RADHËS, PAS FITORES ME PARTIZANIN. Vllaznia është duke vijuar tashmë qetësisht përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut.

BOTA