VOLEJBOLL, VLLAZNIA TRIUMFON NDAJ TIRANES

Vllaznia ne Volejboll për meshkuj ka arritur një fitore te rëndësishme ndaj Tiranës së vendit të parë, duke fituar tre pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin e përgjithshëm.

KONFIRMOHET MIQËSORJA, ITALI-SHQIPËRI

ZHVILLOHET NË XHENOVA, TË ARDHURAT PËR NDIHMA. Konfirmohet për ditën e martë takimi miqësor mes Shqipërise dhe Italisë në stadiumin e Xhenovës.

VLLAZNIA DO MBETET PA TIFOZË

TIRANA NUK PËRGJIGJET, KLUBI NUK KA FONDE. Vllaznia duket do të vuajë deri në fund dënimin e saj për t’i luajtur ndeshjet pa tifozë.

KOMBËTARJA, “ ELOZHE” NGA MEDIAT

KUQEZINJTË   JANË VLERËUAR PËR PËRBALLJEN ME FRANCEZËT.Rezultati, por sidomos paraqitja e së premtes në darkë në ndeshjen ndaj Francës e kombëtares tonë ka lënë përshtypjet më të mira edhe tek mediat sportive ndërkombëtare. Të parat që e kanë përshëndetur lojën e kuqezinjëve kanë qenë mediat franceze. “L’Equipe” analizon takimin me titullin “Një leksion për Deshamp”

ÇFARË DO TË ZGJIDHË BORDI I RI I VLLAZNISË?

PËRFAQËSUES POLITIKË QË PRITET TË MARRIN VENDIME TEKNIKE.Vllaznia të paktën deri në janar do të drejtohet nga bordi i ri që është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pak ditë më parë. Tashmë të gjithë pyesin se çfarë të zgjidhë ky bord për të ardhmen e skuadrës shkodrane. Këtë herë ndryshe nga bordët e tjera, përfaqësuesit janë të gjithë këshilltarë.

HISTORIKE, SHQIPËRIA BARAZON ME FRANCËN

KUQEZINJTË SHËNOJNË TË PARËT, TAKIMI PËRFUNDON 1-1.Përfaqësuesja shqiptare bën një paraqitje shumë të mirë në Rennes të Francës, ku ka barazuar 1-1 në një ndeshje miqësore ndaj skuadrës organizatore të “Euro 2016", Francës. Edhe pse në të njëjtin grup me ne, skuadra e Didier Deschamps do të zhvillojë këto ndeshje që luan në grupin tonë si miqësore, ku pikët dhe golat nuk përllogariten.

BASKETBOLL, VLLAZNIA HUMBET ME 3 PIKË

KUQEBLUTË JANË MUNDUR  NË 3 MINUTAT E FUNDIT TË TAKIMIT.Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj është mundur në tre minutat e fundit, nga ekipi rumun, Craiova. Skaudra shkodrane ka humbur me rezultatin 72-75, në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit. me pak fat dhe kujdes, Vllaznia mund te triumfonte.

SHQIPËRIA MIQËSORE ME “GJELAT”

KUQEZINJTË DO TË KËRKOJNË FITORE HISTORIKE .Kombëtarja shqiptare përballet sonte në Rennes të Francës kundër "gjelave". Kuqezinjtë do të jenë përballë njërës ndër skuadra më të forta në Evropë.Tranjeri Gianni De Biasi në prag të përballjes me ‘gjelat’ ka zhvilluar disa seanca stërvitore dhe tashmë ekipi shqiptar është i gatshëm për sfidën me francezët e Didier Deschamps, të cilët llogaritën favorit në këtë ndeshje.

PESHËNGRITJE, SHQIPËRIA TJETËR MEDALJE ARI

ROMELA BEGAJ, KAMPIONE NË SHKËPUTJE ME 113 KG.Shqipëria triumfon sërisht në kampionatin e peshëngritjes. Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka rrëmbyer medaljen e arit dhe është shpallur kampione bote në Kazakistan pasi ngriti 113 kg në shkëputje në peshën 63 kg.

TUZI: I PRITSHËM SUKSESI I GODELLIT

PESHËNGRITJA SHQIPTARE  PREMTONË AKOMË MË SHUMË.Trajneri shkodranë i peshëngritjes, Muhamet Tuzi, ka folur me supërlativa për suksesin e peshëngritjes shqiptare, ku Daniel Godelli është shpallur kampion bote.

BOTA