VLLAZNIA E MBYLL MERKATON VERORE ME 12 AFRIME

Vllaznia e ka mbyllur merkaton me katër afrime në orët e fundit. Kështu, Martinez, Sosa, Sefa dhe Hadzibuliç janë lojtarët më të rinj që i bashkohen ekipit shkodran duke e çuar në 12 numrin e lojtarëve të afruar në merkaton e verës. Lëvizje të papritura nga drejtuesit e Vllaznisë, të cilët u munduan të plotësonin skuadrën me afrimin e këtyre katër futbollistëve.

VLLAZNIA, TIFOZËT KËRKOJNË LLOGARI PËR SITUATËN AKTUALE

Ka mjaftuar vetëm një javë kampionat për të parë gjendjen reale tek Vllaznia dhe tifozët të dalin haptazi me qëndrimet e tyre kundër drejtuesve të skuadrës. Në rrjetin social facebook që prej disa ditësh, tifozët kën ngritur disa pikëpyetje e kërkësa që sipas tyre, duhet të merren parasysh nga drejtuesit e skuadrës shkodrane. Në në një postim të tyre, thuhet:

VLLAZNIA DO NGUSHËLLOHET VETËM ME URUGUAJANIN SOZA

Drejtuesit e Vllaznisë përpara mbylljes së merkatos do të ngushëllohen duke rikthyer sërish sulmuesin nga Uruguaji, Sebastian Soza. Këtë e kanë konfirmuar vetë drejtuesit e ekipitku kanë theksuar se janë në bisedime me lojtartin dhe ai do të jetë pjesë e kuqebluve për këtë sezon futbollisti që sapo ka filluar. Sigurisht kjo nuk është ndonjë lëvizje për t’u vlerësuar maksimalisht, pasi kanë qenë këto drejtues që sezonin e kaluar e kanë larguar menjëherë lojtarin nga radhët e ekipit.

SWANSEA-M.UNITED 2-1, “DJAJTË E KUQ” PËSOJNË HUMBJEN E PARË

Andre Ayew dhe Bafetimbi Gomis i dhanë fitoren 2-1 Swansea ndaj Manchester United në ndeshjen e fundit të javës së katërt në Premier League. Pas një pjesë të parë të dobët, United u duk se do arrinte të merrte sërish një fitore, teksa në minutën e 48-të Juan Mata kaloi në avantazh ekipin e drejtuar nga Louis Van Gaal, çka do ti çonte :djajtë e kuq” në vend të dytë në renditje, pas kryesuesve të Manchester City-t.

TRE MEDALJE TË XHUDISTËVE SHKODRANË NË RUMANI

Xhudistët shkodranë të Vllaznisë dhe Vaut të Dejës kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të zhvilluar dje në Drobeta të Rumanisë. Ata kanë arritur të marrin 3 medalje, dy argjendi dhe një bronzi, ndonëse pjesëmarrës kanë qenë rreth 1 mijë sportistë nga Mali i Zi, Rusia, Bosnja, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia. Kështu, Lurjan Kaçi ka konkurruar në peshën 66 kilogramë dhe ka arritur të zërë vendin e dytë pas 2 ndeshjeve të fituara dhe vetëm ndeshjes finale të humbur pas një faulli të dhënë nga ana e gjyqtarit.

SELMANI: DREJTUESIT E VLLAZNISË PA KOD MORAL DHE ETIK

Futbollisti nga maqedonia, Jasir Selmani që është larguar nga Vllaznia pasi ishte mashtruar nga drejtuesit e skuadrës për firmosjen e një kontrate fictive, ka dalë haptazi në profiling e tij në rrjetin social facebook, teksa ka folur për situatën e fundit ku konfirmon largimin nga Vllazia dhe arsyet pse. Në profilin e tij, Selmani shkruan: “ Përshëndetje. Unë prej sot nuk jam më pjesë e KFVllaznia. Shkaqet dhe arsyet përse erdhi te kjo ndarje i kam thënë të gjitha për median shqiptare, që deri më tash kanë treguar një pjesë të tyre dhe besoj se do shfaqin gjithçka është e nevojshme deri ne fund.

VLLAZNIA E NISË PA DINJITET, HUMBET 2-0 NDAJ TEUTËS

Vllaznia e ka nisur kampionatin me të njëjtin ritëm si sezonin e kaluar, duke shënuar humbjen e parë e duke mos treguar asgjë në fushën e lojës ndaj Teutës ku u mundën 2-0. Durrsakët kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë loje dhe ato u kanë mjaftuar për të marrë tre pikë të tjera. Vllaznia nuk ka zhvilluar një ndeshje të mirë. Përsa i përket formacionit, kuqeblutë kanë patur disa mungesa. Dy malazezët, portieri Dragojeviç dhe mbrojtësi Cicmil nuk janë aktivizuar sepse nuk u kanë ardhur leje- kalimet nga klubet e mëparshme. Kjo krijoi probleme për trajnerin Zmijani të cilët i është dashur të ndryshojë shumë gjëra në formacion.

Ekipi i Vllaznisë e nis me humbje sezonin e ri duke u mposhtur nga...

Shkodranët kanë pësuar nga një gol në secilën pjesë, duke mos arritur as edhe një pikë në “Niko Dovana”. Takimi ka qenë i dominuar nga durrsakët, të cilët kanë rrezikuar disa herë porten shkodrane.

VLLAZNIA, SELMANI NXJERR TË PALARAT E KONTRATAVE

Tek Vllaznia akoma pa nisur mirë sezoni futbollistik kanë nisur problemet e para, të kontratave të lojtarëve. Këtë e ka pasqyruar lojtarit nga Maqedonia Jasir Selmani, një ndër blerjet e para të Vllaznisë në merkaton e verës. Lojtari u prezantuar në konferencën për shtyp nga administratori i klubit Neritan Kalamishi dhe trajneri Luan Zmijani. Lojtari u cilësua si një ndër përforcimet më kryesore të skuadrës. Por që nga ajo ditë gjërat kanë ndryshuar dukshëm, teksa futbollisti ka treguar një paraqitje shumë të dobët në seancat stërvitore. Kjo ka bërë që gjatë këtyre javëve, trajneri Luan Zmijani të mos e planifikonte në formacionin kryesorë.

KOMBËTARJA, DE BIASI SHPALL LISTËN PËRFUNDIMTARE TË LOJTARËVE

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka zbardhur listën e lojtarëve që ka ftuar për ndeshjet me Danimarkën dhe me Portugalinë. Risia e teknikut për dy sfidat vendimtare që vendosin fatin e kualifikimit është Berat Xhimshiti. Ndërsa një tjetër lajm që ka zyrtarizuar De Biasi është zëvendësimi i Altin Lalës me Erion Bogdanin në pozicionin e zv.trajnerit të kombëtares. Përsa i përket ndeshjeve të shtatorit, De Biasi deklaroi se nuk kënaqet me dy barazime duke kërkuar më shumë.

BOTA