TIFOZËT E VLLAZNISË KËRKESË PUBLIKE BASHKIAKES ADEMI

Dalja në skenë e emrit të Safet Gjicit dhe interesit që ai ka shfaqur për të marrë Vllazninë, ka bërë që tifozët shkodranë të reagojnë fuqishëm në rrjetin social Facebook. Të gjithë tifozët janë në një zëri duke kërkuar që Vllaznia të largohet një herë e mirë nga drejtimi i Bashkisë së Shkodrës. Nisur nga kjo, në një prej faqeve më të mëdha të tifozëve në Shkodër ka një kërkëse publike drejtuar kryebashkiakës së re Voltana Ademi.

VLLAZNIA NË SLLOVENI PËR FAZËN PËRGATITORE

Më në fund drejtuesit e Vllaznisë kanë gjetur Slloveninë për të zhvilluar fazën përgatitore. Pas shumë diskutimeve qopftë në Serbi, apo në Mal të Zi, kuqelbutë tashmë do të zhcvendoset në qytetin e Roglas në Slloveni e konkretisht në komplesin sportive të këtij qyteti. Këtë lajm e ka konfirmuar administratori i klubit, Neritan Kalamishi i cili I dha fund përpjekeve disa ditore për të gjetur një kompleks të përshtatshëm për skuadrën.

SUPERKUPA E GJERMANISË, WOLFSBURGU MPOSHT BAYERNIN

Wolfsburgu arriti të fitonte (6-5) pas goditjeve të 11 metërshave duke u shpallur fitues i Superkupës së Gjermanisë. Për trajnerin e Bayernit, Pep Guardiola kjo është disfata e tretë radhazi në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Heroi i takimit ishte padyshim Nicklas Bendtner, teksa sulmuesi danez hyri në fushën e lojës në minutën e 70-të dhe një minutë përpara përfundimit të ndeshjes arriti të shënonte golin e barazimit për Wolfsburgun.

VLLAZNIA NUK GJEN KUNDËRSHTAR AS PËR MIQËSORE

Vllaznia ka mbërritur në atë gradë saqë të mos gjejë asnjë kundërshtar për të zhvilluar një takim miqësorë të planifikuar për ditën e shtunë. Siç duket ka ikur koha kur një ekip qoftë I kategorisë superiore por sidomos ato të kategorisë së parë të kishin luksin për një përballje qoftë dhe testuese për kuqeblutë. Siç duket skuadra nuk përbën ndonjë forcë të madhe që të jetë një test për kundërshtarët.

PUNIMET NË “LORO BORIÇI” ME RITMIN E DUHUR

Pavarësisht se ndeshja mes Shqipërisë e Serbisë nuk do të zhvillohet në Shkodër, punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” po vazhdojnë me ritmin e duhur. Star Plus ka vëzhguar nga afër punimet ku shikohet qartë një numër i konsiderueshëm punëtorësh që po vijojnë punimet. Ajo që flitet të pakten nga Federata Shqiptare e Futbollit është se ky stadium do të jetë gati në muajin nëntor.

INCIDENTI NË TIRANË, JEHONË NË MEDIAT E HUAJA

Incidenti në stadiumin “Qemal Stafa” në ndeshjen Legas – Kukës është raportuar nga mediat polake si dhe nga ato ndërkombëtare. “Skandal në Tiranë.. Ndërpritet ndeshja, pas sulmit me gurë ndaj Duda-s: është titulli i shkrimit të medias polake “Sportoëefakty.pl”. Më tej citohet se lojari polak u sulmua me gurë nga tifozët e Kukësit e më pas është shoqëruar nga mjekeët për shkak të goditjes së marrë.

ADA E VELIPOJËS LË PAS PROBLEMET TË HËNËN NË STËRVITJE

Skuadra velipojake pritet t’i lërë pas problemet e zakonshme që e kanë shoqëruar çdo vit këto vitet e fundit dhe nga e hëna e javës tjetër do të nisë përgatitjet për sezonin e ri. Lajmi konfirmohet nga presidenti Alfred Pjetri, njeriu që nuk di të dorëzohet asnjëherë, pavarësisht problemeve financiare dhe investimeve të pafund që ka bërë prej 20 vitesh te kjo skuadër.

MERAKATO KUQEBLU, LARGOHET KOSOVARI RAMADANI

Ardhjet dhe ikjet e futbollistëve që duan të provohen te Vllaznia vazhdojnë. Ditët e fundit me skuadrën është stërvitur mesfushori kosovar Ylber Ramadani. Lojtari i ardhur nga Prishtina dhe që pak ditë më parë kishte qenë në provë edhe te Hajduku i Splitit, nuk ka arritur dot të qëndrojë as te kuqeblutë. Ai nuk ka arritur dot të bindë trajnerin Zmijani dhe, për rrjedhojë, pasditen e djeshme është kthyer sërish në vendin e tij.

Foto marre nga Top Channel

Europa League, braktiset ndeshja Kukësi-Legia Varshavë. Sende të forta në fushë

Ëndrra e Kukësit kthehet në një makth europian. Për faj të personave të papërgjegjshëm, nënkampionët e vendit ndoshta duhet të përballen me sanksionet e UEFA-s, pasi ndeshja e Europa League kundër Legias së Varshavës u ndërpre përfundimisht në minutën e 52-të për shkak të një sendi të fortë të hedhur në fushën e lojës nga tifozët në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”.

VLLAZNIA GJEN FITOREN E PARË NË MIQËSORE

Vllaznia më në fund gjen fitoren e parë në miqësoret që po zhvillon përpara nisjes së sezonit të ri. Në takimin e pasdites së sotme përballë Kamzës, ajo ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Ndeshja është luajtur në fushën sportive të Shtojit dhe është dominuar krejtësisht nga kuqeblutë.

BOTA