ZMIJANI: PRES TË TJERA PËRFORCIME PËR SEZONIN E RI

NGA KAMPIONATI SHQIPTAR ËSHTË BISEDUAR PËR TË AFRUAR DY LOJTARË. Vllaznia është duke vijuar qetësisht seancat stërvitore duke bërë të mundur kështu që afrimet e realizuara deri tani të gërshetohen më lojtarët e tjerë të ekipit. Trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani vazhdon të presë të tjera përforcime pasi 4 lojtarët e ardhur deri tani nuk mjaftojnë.

VLLAZNIA TË HËNËN TESTON VETEN NDAJ ZETËS

ME INTERES PRITET AKTIVIZIMI I KATËR BLERJEVE TË REJA SË FUNDMI. Ditën e hënë Vllaznia do të realizojë ndeshjen e parë miqësore pas stërvitjeve që është duke realizuar. Ajo do të zhvillohet ndaj ekipit malazez të Zetës pikërisht ditën e hënë me 13 Korrik në orën 18:30, në stadiumin e qytetit të Tuzit të vendit fqinj. Konfrimi i këtij takimi vjen nga drejtuesit e skuadrës shkodrane, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar takime testuese me ekipet nga Mali i Zi.

TEK VLLAZNIA PRESIN DHE 8 FUTBOLLISTË

4 LOJTARË VIJNË NGA KOSOVA NDËRSA 4 TË TJERË NGA JAPONIA. 4 lojtarë ka afruar zyrtatisht Vllaznia deri tani në merkaton verore ndërsa këto ditë pritet të vijnë të pakten dhe 8 lojtarë të tjerë. Në këto 8 futbollistë synimi i drejtuesve është për të mbajtur 4 lojtarë që do të jenë për sezonin e ri futbollistik. Për të bërë një ndarje kjo sigurisht nga burime të sigurta pranë stafit, 4 futbollistë do të ejnë nga Kosova.

3 FUTBOLLISTË FIRMOSIN PËR VLLAZNINË

PËRFORCOHET EKIPI, NËNSHKRUAJNË TRE LOJTARË NGA MALI I ZI. Tre futbollistë janë prezantuar si blerjet më të reja të Vllaznisë. Pas largimeve të shumta nga radhët e kuqebluve drejtuesit kanë menduar që ta përforcojnë ekipin. Kështu me Vllazninë ka nënshkruar sulmuesi Darko Paviçeviç 29 vjeç. Po ashtu pjesë e kuqebluve është bërë edhe mbrojtësi Stefan Cicmili, 25 vjeç.

KILI MPOSHTË ARGJENTINË, FITON KUPËN E AMERIKËS

PAVARËSISHT REZULTATIT 0-0, KILENËT ISHIN TË SAKTË NË PENALLTI Kili ka mundur të triumfojë përballë skuadrës së Argjentinës, në ndeshjen finale të Kupës së Amerikës, duke fituar për herë të parë këtë titull. Koha e rregullt e ndeshjes, u mbyll me rezultatin 0-0, pavarësisht disa rasteve të skuadrave për të shënuar, takimi ishte në baraspeshë.

VLLAZNIA ZYRTARIZON TRE BLERJE TË REJA TË HËNËN

TË MËRKURËN DO TË VIJNË TRE LOJTARË TË TJERË NGA KOSOVA. Ditën e hënë, drejtuesit e Vllaznisë flasin me bindje të plotë se do të prezantojnë tre blerjet e reja.

VLLAZNIA TRE JAVË STËRVITJE ME VETËM NJË BLERJE

KUQEBLUTË SYNOJNË LOJTARË TË HUAJ, FEDERATA LEJON VETËM 4 NË FUSHË. Vllaznia ka mbyllur tre javë stërvitje, pothuajse për asgjë. Vetëm një përforcim është realizuar në repartin e mesfushës, pikërisht Jasir Selmani. Ndërkohë këto ditë është folur vetëm për lojtarë të huaj të cilët pritet të jenë pjesë e ekipit që ditën e hënë. Por ajo që ndodh aktualisht, është se tek Vllaznia janë larguar të gjithë lojtrarët që sezonin e kaluar kanë mbajtur peshën kryesore, së fundmi përveç Gocajt e Sykaj u largua dhe Gilman Lika.

ÇIKLIZËM, VLLAZNIA KËRKON MË SHUMË MBËSHTETJE

HOXHA: JEMI DREJT RRUGËS SË DUHUR PËR TË RINGJALLUR SPORTIN E PARA 20 VITEVE. Ekipi i Vllaznisë në çiklizëm ka mbyllur në mënyrën më të suksesshme të mundshme kampionatin kombëtra, teksa ka arritur të zërë vendin e parë si ekip dhe në rang individual vendin e dytë me çiklistin Bruno Kola. Në një intervistë për Star Plus, trajneri Sabetin Hoxha thekson se ka mbetur shumë i kënaqur me përformancën e ekipit të tij.

EUROPA LEAGUE, KUKËSI POTHUAJSE SIGURON KUALIFIKIMIN

LAÇI NDALET NË NJË BARAZIM ME INTER BAKU, PARTIZANI HUMBET NË NORVEGJI. Kukësi është skuadra e vetme shqiptare që arriti të fitojë në ndeshjen e parë të paraeliminatoreve të Europa League, duke mposht 2-0 bjellorusët e Torpedo Zhodino. Ndërkohë Laçi arriti të merrte vetëm një barazim 1-1 ndaj azerëve të Inter Baku, ndërsa Partizani u mposht 3-1 në Norvegji nga Stroemsgodset. Laçianët e nisën mirë takimin, i cili u zhvilluan në stadiumin e tyre, duke kaluar në avantazh në minutën e 20-të me anë të Metos. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse rastet për shënim nuk munguan për të dyja ekipet.

TË HËNËN VLLAZNIA KA GATI DHE DY MALAZEZË

DREJTUESIT JANË NË BISEDIME ME NJË MBROJTËS SHTAT LARTË DHE SULMUES. Vllaznia ka vendosur të plotësojë të gjitha repartet me lojtarë të huaj, duke bërë që këtë sezon në krahasim me sezonin e kaluar të mos krenohemi më me lojtarë shkodranë. Në bazë të informacineve që po tentohen të mbahen sa më të fshehtë emrat e futbollistëve, përveç portierit nga Mali i Zi do të vijnë dhe dy lojtarë të tjerë. Njëri prej tyre luan në repartin e sulmit dhe është aktivizuar me ekipin e Petrovacit.

BOTA