KROOS I JEP FITOREN GJERMANISË NDAJ SPANJËS
BRAZILI SHËNON FITOREN E 6 RADHAZI.Kampionët e botës të Gjermanisë kanë mposhtur kampionët në fuqi të Europës, Spanjën, 1-0 në miqësoren e luajtur mbrëmjen e së martës, falë një goli të minutave të fundit nga mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos.
SHQIPËRIA HUMBET ME ITALINË
SHËNOJMË NDAJ VETES, 21 MIJË TIFOZË KUQ E ZI. Autogoli i Hamdi Salihit në minutën e 82-të vendosi fatin e miqësores historike të Kombëtares shqiptare me Italinë, e cila u zhvillua në Xhenova.
SHQIPËRIA HUMBET ME ITALINË
SHËNOJMË NDAJ VETES, 21 MIJË TIFOZË KUQ E ZI.Autogoli i Hamdi Salihit në minutën e 82-të vendosi fatin e miqësores historike të Kombëtares shqiptare me Italinë, e cila u zhvillua në Xhenova. Në një stadium të veshur me ngjyrat kuqezi për shkak të pranisë së 21 mijë tifozëve shqiptar, skuadra eksperimentale e Kontes vuajti ndaj përfaqësueses tonë, e cila me lojën e bërë edhe në Xhenova tregoi se rezultatet e fundit nuk janë thjesht një rastësi dhe se mund të jenë skuadra surprizë e eliminatoreve të “Euro 2016”.
MEDIAT KOSOVARE, VLLAZNIA KËRKON TRAJNNERIN MUNISHI
DREJTUESIT NË SHKODËR E MOHOJNË, SKUADRA E KA TRAJNERIN.Situata në të cilën është duke kaluar skuadra e Vllaznisë, ka vënë në lëvizje shumë media, apo persona që janë të interesuar që të vijnë trajner në Shkodër. Mediat kosovare një ditë më parë, kanë pasqyruar se skuadra shkodrane është duke kërkuar një trajner në Kosovë dhe pikërisht teknikun Ismet Munishi. Ka qenë ky i fundit që e ka konfirmuar një gjë të tillë, pasi është kontaktuar sipas tij, nga drejtori sportiv, Armir Grima.
BORDI I RI I VLLLAZNISË, KRYEFJALA E “STAR SPORT”
TË FTUARIT E CILËSOJNË ALARMANTE GJENDJEN E SKUADRËS.Emisioni sportiv, “Star Sport” është fokusuar tek situata aktuale e Vllaznisë duke u ndalur konkretisht tek bordi i ri i Vllaznisë dhe çfarë pritet të bëjë ai për të miren e skuadrës.
VOLEJBOLL, VLLAZNIA TRIUMFON NDAJ TIRANES
Vllaznia ne Volejboll për meshkuj ka arritur një fitore te rëndësishme ndaj Tiranës së vendit të parë, duke fituar tre pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin e përgjithshëm.
KONFIRMOHET MIQËSORJA, ITALI-SHQIPËRI
ZHVILLOHET NË XHENOVA, TË ARDHURAT PËR NDIHMA. Konfirmohet për ditën e martë takimi miqësor mes Shqipërise dhe Italisë në stadiumin e Xhenovës.
VLLAZNIA DO MBETET PA TIFOZË
TIRANA NUK PËRGJIGJET, KLUBI NUK KA FONDE. Vllaznia duket do të vuajë deri në fund dënimin e saj për t’i luajtur ndeshjet pa tifozë.
KOMBËTARJA, “ ELOZHE” NGA MEDIAT
KUQEZINJTË JANË VLERËUAR PËR PËRBALLJEN ME FRANCEZËT.Rezultati, por sidomos paraqitja e së premtes në darkë në ndeshjen ndaj Francës e kombëtares tonë ka lënë përshtypjet më të mira edhe tek mediat sportive ndërkombëtare. Të parat që e kanë përshëndetur lojën e kuqezinjëve kanë qenë mediat franceze. “L’Equipe” analizon takimin me titullin “Një leksion për Deshamp”
ÇFARË DO TË ZGJIDHË BORDI I RI I VLLAZNISË?
PËRFAQËSUES POLITIKË QË PRITET TË MARRIN VENDIME TEKNIKE.Vllaznia të paktën deri në janar do të drejtohet nga bordi i ri që është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pak ditë më parë. Tashmë të gjithë pyesin se çfarë të zgjidhë ky bord për të ardhmen e skuadrës shkodrane. Këtë herë ndryshe nga bordët e tjera, përfaqësuesit janë të gjithë këshilltarë.
















