RAMA SHTRON YFTAR PËR MUAJIN E MADHËRUESHËM TË RAMAZANIT

Kryeministri shtroi mbrëmjen e së martës një Iftar me rastin e muajit të Ramazanit në Kryeministri, ku morën pjesë përfaqësues të besimeve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, politikanë, artistë dhe gazetarë. Në fjalën e tij Rama tha se tryeza e iftarit është një tryezë ku mund të mblidhen së bashku njerëz të besimeve të ndryshme fetare, por edhe ata që nuk besojnë.

GJERMANIA, 24 MILION EURO PËR FURNIZIM ME UJË NË SHQIPËRI

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar marrëveshjen me Gjermaninë për furnizimin me ujë të pijshëm të zonave rurale. Projekti kushton 24 milion euro dhe do të garantojë furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm për rreth 75 mijë banorë.

RIKONSTRUKTOHET HIDROCENTRALI I VAUT TË DEJËS

Hidrocentrali i Vaut të Dejës shumë shpejt do ti nënshtrohet nje ristrukturimi duke ndryshuar rrenjesisht menyren e punes me qellim minimizimin e fenomenit te permbytjeve qe preken qarkun Shkoder . 20 milion euro do te jete shifra e kredise qe vjen nga Banka Gjermane për Zhvillim dhe mendohet qe brenda këtij viti të ndërhyhet në portat e shkarkimit dhe në qendrën e monitorimit.

 PRESIDENTI I PARLAMENTIT EUROPIAN VIZITON SHQIPËRINË

SCHULTZ: BASHKËPUNIMI RAJONAL ËSHTË SHUMË I RËNDËSISHËM   

ANTI TERRORIZMI, EDHE SHQIPËRIA PËRKRAH ALEATËVE

TAHIRI: KEMI NJË ANGAZHIM MAKSIMAL NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT. Vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe ato kandidate angazhohen të bashkërendojnë veprimet në luftën kundër terrorizmit dhe emigrimit të paligjshëm. E përfaqësuar nga Ministri Tahiri në takimin e Ministrave të Brendshëm në Luksemburg, Shqipëria garantoi angazhim maksimal në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në terësi.

NGA SHTRAUSS TEK MERKEL, GJERMANËT NË SHQIPËRI

KRONOLOGJI E VIZITAVE TË ZYRTARËVE TË LARTË GJERMANË NË SHQIPËRI. Gushti i viti 1984 do të shënonte vizitën e parë të një zyrtari të lartë gjerman. Ishte pikërisht kryeministrit i Landit të Bavarisë, Fanc Jozef Shtrauss, i cili në një vizitë private shkeli tokën shqiptare. Vizita dyte e tij ishte në maj të 1986. Ai do të zbriste në aeroportin gjysëm civil e gjysmë ushtarak të Rinasit me një çarter personal, të cilën e pilotonte vetë.

RAMA PËR ARSIMIN E LARTË :NDRYSHIM RRËNJËSOR

KRYEMINISTRI DEKLARON SE REFORMAT NË KËTË SEKTOR JANË TË PANDALSHME.

ZBARDHET AGJENDA E KANCELARES GJERMANE NË TIRANË

NË 8 KORRIK MERKEL ZBRET NË RINAS, TAKOHET ME KRERËT E SHTETIT. Vizita e kancelares Angela Merkel në Tiranë fillon me mbërritjen e saj në 8 korrik në orën 13:30, kur do të zhvillojë edhe takimin e tet a tet me kryeministrin Edi Rama dhe me pas do të zhvillojnë edhe një konferencë për mediat. Më pas kancelarja do të vijojë takimin në presidencë.

BASHA MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR: ZGJEDHJET U DHUNUAN

KRYETARI I PD NË ANALIZËN PAS ZGJEDHJEVE, PD BËN GATI RAPORTIN. Taboloja e opozitës për zgjedhjet është e errët dhe shtrire ne gjithe territorin e vendit. Shefi i selise blu tha se pati manipulime, presione të policisë, presine ndaj biznesmenëve demokrate, dhunë fizike ndalime e deri tek kërcënimet me armë të kandidatëve  përfaqësuesve dhe mbështetësve te PD. Rezultati i zgjedhjeve qe e renditi humbëse pd do ta çojë drejt një analize te thelle në cdo bashki.

BASHA: TË RIVENDOSIM STANDARTET E ZGJEDHJEVE

KREU I PD TAKOHET ME SHEFEN E MISIONIT TË OSBE ODIHR NDAN SHQETËSIMET 

BOTA