PATRONAZHIMI NË SPITALET JASHTË TIRANËS DERI NË JANAR 2019

Mungesa e mjekëve në spitalet e rretheve do të përballohet nga bluzat e bardha të spitaleve universitare. Ky sistem patronazhimi, sipas kryeministrit Edi Rama ka zgjidhur vakumin e shkaktuar vitet e fundit. Për të parë nga afër funksionimin e ketij sistemi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin në spitalin e Kukësit ku zhvilluan takime me mjekë dhe pacientë.

REPERAT E FAMSHËM ITALIANË ARRESTOHEN SE GODITËN ME THIKË SHQIPTARIN

Dy reperë italianë, tepër të ndjekur në rrjetet sociale janë arrestuar për tentativën e vrasjes së shqiptarit 20 vjeçar Aldi Shipliati, sulmues i skuadrës së futbollit të Arcentanas, shkruajnë mediat italiane. Të dielën e kaluar, 4 shkurt 2018, i riu ishte sulmuar me thikë në stacionin pas një konflikti. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale gjëndja e tij shëndetësore është më e mirë.

TIRANA “DASHURON”, AJO PUSHTOHET NGA ZEMRAT E SHËN VALENTINIT/FOTO

Po prisni të festoni 14 – shkurtin? Bashkë me ju edhe kryeqyteti ka nisur përgatitjet për të pritur festën e të dashuruarve. Bashkia e Tiranës është kujdesur që edhe kësaj dite t’i japë ngjyrën e saj të veçantë. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, por edhe Kulla e Sahatit në kryeqytet e kanë veshur tashmë petkun e dashurisë për t’u kujtuar të dashuruarve këtë ditë të veçantë.

RAMA E NIS DITËN ME PAMJE NGA “PERLA JONIANE”/FOTO

Kryeministri Rama ka uruar mirmëngjesin me një pamje të punimeve që po kryhen në gjirin e Jalës, të cilën ai e cilëson si “perla joniane”.

PAS 9 VITEVE, GREQIA PRANON: PAKTI DETAR ME BERISHËN ISHTE I GABUAR

Pas 9 viteve debat dhe ndërkohë që ish-kryeministri Berisha vazhdon të mbrojë marrëveshjen e viti 2009, vetë Greqia ka pranuar se Pakti Detar i asaj kohe kishte gabime. Ka qenë ky konkluzion që i ka sjellë palët pranë një gjuhe të përbashkët duke sjellë edhe akordin midis tyre. Shqipëria dhe Greqia kanë arritur në një marrëveshje të re për Paktin Detar për të përcaktuar Zonat Ekskluzive Ekonomike midis njëra-tjetrës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave kjo marrëveshje është arritur pasi Greqia ka pranuar se në marrëveshjen e bërë në 2009 në kohën e Berishës, është përdorur “pjesërisht metodologji e gabuar”, sidomos përsa i përket llogaritjes së distancave nga gjiret detare.

ME PARATË E BIZNESMENIT PANË EL- CLASSICO,KLD PEZULLON 3 GJYQTARËT

Përfundon mbledhja urgjente e KLD, pezullohen gjyqtarët e Apelit të Durrësit që po hetohen me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Gjyqtarët e pezulluar janë Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno. Pezullimi me shumicë votash në KLD pas referimit të materialit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

IKMT AKSION TEK SHKËMBI I KAVAJËS, PRONARËT E BIZNESEVE BËJNË REZISTENCË

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për shembjen e disa objekteve tek zona e Shkembit të Kavajës, por ka hasur në kundërshtinë e bizneseve.

BANDA E TRITOLIT NË ELBASAN ARRESTOHET I 6-TI NË POGRADEC

Në vijim të operacionit të koduar “POROSIA” dhe në vazhdimësi të hetimeve lidhur me grupin kriminal të tritolit në Elbasan, pasi një ditë më parë u arrestuan pesë persona, sot ka rënë në prangat e policisë edhe i gjashti. Në prangat e policisë ka rënë këtë të premte Erges Lipo, 30 vjeç banues në Pogradec. Ndalimi i tij, u bë në Pogradec pasi, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 278/6 dhe 25 të Kodit Penal.

VETTING-U NË POLICI, XHAFAJ TAKON VLAHUTIN

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Në qendër të takimit mes ambasadores Romana Vlahutin...

HEC-E NË KANIONET E SKRAPARIT? RAMA: NDJESË, POR NUK PREKEN…

Çfarë do ndodhë me kanionet e Skraparit? A do ndërtohen aty HEC-e? Përgjigje për këto pyetje jep vetë kryeministri Edi Rama i cili në një reagim për herë të parë garanton se kanionet nuk do preken. Sipas kreut të qeverisë, procedura e lejeve të dhëna nga qeveria e mëparshme ishte një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Kreu i qeverisë paralajmëroi se do ndërmerren hapa ligjore për individët të cilët kanë dhënë leje.

BOTA