“PAJTOHEN” DY PARTITË PD-PS
DRAFTI I NDËRKOMBËTARËVE ËSHTË PRANUAR NGA DY FORCAT POLITIKE.Pas 5 muajsh bojkot parlamentar të opozitës, ndërmjetësimi ndërkombëtar “pajtoi” më në fund dy forcat politike më të mëdha në vend.
NIKOLLA, PARALAJMËRON UNIVERSITETET
NËSE NUK GARANTOHEN STANDARTET ATËHERË DO TË MBYLLEN PROGRAMET E STUDIMIT.Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka paralajmëruar një tjetër valë të mbylljes së programeve universitare nëse nuk garantohen standardet.
KUKAN, “SHKUESI” I PAJTIMIT PD-PS
EUROPARLAMENTARI TAKOHET ME LIDERËT E POLIKËS SHQIPTARE. Në misionin e tij për të ndërmjetësuar marrëveshjen mes të majtëve dhe të djathtëve dhe dhënien fund të bojkotit 5-mujor të opozitës, eurodeputeti Eduard Kukan takoi mëngjesin e kësaj të hënë në Tiranë liderët politikë, brenda 3 orëve.
KUKAN, KA FORMULËN E PAJTIMIT
EURODEPUTETI DO TË KETË NJË AXHENDË TË NGJESHUR TË HËNËN NË TIRANË.Pak orë para mbërritjes së tij në Tiranë, eurodeputeti Eduard Kukan zbulon pikat kryesore të marrëveshjes që do të risjellin në jetën parlamentare opozitën. Marrëveshja që do të nënshkruhet mes mazhorancës dhe opozitës do të nënshkruhet pasi fillimisht, Kukan të zhvilloj nesër takime me aktorët kryesorë politikë në vend.
NDËRKOMBËTARËT TË BINDUR PËR MARRËVESHJEN
NJË DITË PAS VIZITËS NË SHQIPËRI, FLECKENSTEIN MIRËPRET VIZITËN E KUKAN.Një ditë pas largimit nga Tirana, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein shprehet optimist se bisedimet mes opozitës dhe qeverisë shqiptare do të mbyllen me sukses të hënën, ditë kur në vendin tonë vjen kolegu i tij, eurodeputeti Eduard Kukan.
OPOZITA, JAVËN TJETËR NË KUVEND
FLECKENSTEIN : JAM OPTIMIS PËR NJË MARRËVESHJE MES PALËVE. Deputeti i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein duket se e ka arritur misionin e tij në Tiranë për të “pajtuar” qeverinë me opozitën dhe për të thyer bojkotin parlamentar të demokratëve të nisur prej muajit korrik.
MASTERPLANI PËR GAZIFIKIMIN E SHQIPËRISË
AZERBAJAXHANI PARTNER, PËR DY VITE NIS GAZIFIKIMI I PLOTË I VENDIT. Brenda 2 viteve përfundon masterplani për gazifikimin e Shqipërisë.
RAMA BËN PUBLIKE SHPËRBLIMET
KRYEMINISTRI EVIDENTON TË GJITHA KATEGORITË QË PËRFITOJNË.Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit bëri publik shumën e të gjitha shpërblimeve të fundvitit për kategoritë që përfitojnë nga vendimi i qeverisë marrë të mërkurën.
HAPJA E DOSJEVE, SIPAS MODELIT GJERMAN
VELIAJ: KA ARDHUR KOHA TË PËRBALLEMI ME TË KALUARËN.Hapja e dosjeve, do të kalojë përmes ngritjes së një institucioni të besueshëm bazuar në modelin gjerman të trajtimit të dosjeve. Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj, nga tryeza e organizuar mbi të drejten e informimit per dosjet e sigurimit te shtetit ka theksuar se ka ardhur koha të përballemi me të kaluarën.
ZGJEDHJET, NISHANI SOT DEKRETON DATËN
MEDIAT RAPORTOJNË SE PRITET QË DATA E ZGJEDHJEVE LOKALE TË JETË 21 QERSHORI. Presidenti Bujar Nishani pritet të dekretojë sot datën e zgjedhjeve vendore të 2015. Mediat e shkruara publikuan sot në mëngjes 21 qershorin si datën që Presidenti do të përcaktojë që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit. Është Kodi Zgjedhor që e detyron kreun e shtetit, që të caktojë ditën kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhurit vendorë.












