Fondacioni “Cati Foundation” u ka ardhur ne ndihme serish familjeve te varfra te qytetit te shkodres.Tashme ne mbyllje te ketij projekti 1 vjecar perfaqesues te kesaj shoqate kane shperndare ndihmat e fundit 140 familjeve qe kane perfituar per 12 muaj pako me ndihma ushqimore.

Gjate kesaj shperndarje nuk munguan edhe falenderimet e ketyre qytetareve.Sipas drejtuesve nisma te tilla synojne te arrijnë aty ku ndjehet më tepër se kudo nevoja për një ndihmesë.Në listë ishin gjithsej 140 familje që cdo muaj moren këtë ndihmë ushqimore. Brenda këtij kontingjenti ndihmash ishin familjet në nevojë nga bashkia e Shkodrës plus 100 familje të tjera nga 10 ish komunat e veriut të vendit. Konkretisht nga komunat Shalë, Shosh, Pult, Postribë, Rrethina, Guri i Zi, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç e Velipojë.Sipas drejtuesve Cati Foundation nëpërmjet kësaj ndihme ekonomike synon që të zbusë varfërinë ekstreme në rajonin verior të Shqipërisë duke u dhënë atyre më tepër integritet në jetën e përditshme.

Artikulli paraprak“28 NENTORI DHURATA PËR SHTEPINË E FEMIJËVE SHKOLLORË
Artikulli tjetërANNA FOUNDATION ME FËMIJËT E KOPSHTEVE