Vaksinimi kundër Covid-19 gjatë shtatzënisë nuk lidhet me lindjet e parakohshme dhe foshnjat me peshë të ulët, sipas një studimi të publikuar sot nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Shkalla e lindjes së parakohshme ishte 4.9% në mesin e më shumë se 10,000 grave që kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19.

Kjo shifër u rrit në 7% në mesin e 36,000 grave të pavaksinuara , thanë studiuesit në raportin e tyre javor mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë.Përveç kësaj, vaksina nuk rrit rrezikun e lindjes së një fëmije me peshë më të vogël se normalja.

Rezultatet e studimit mbështesin rekomandimin e CDC në lidhje me sigurinë e vaksinimit gjatë shtatzënisë.Studimi nuk përfshin informacione për vaksinimet gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, si dhe doza përforcuese, pasi nuk ishin të disponueshme në kohën e hulumtimit.

Artikulli paraprakSERIALET MË TË SHIKUARA NË NETFLIX GJATË VITIT 2021
Artikulli tjetërNË TRE VITET NË VIJIM SKEMA E PENSIONEVE DO TË ZGJEROHET ME 48 MIJË PENSIONISTË, DUHEN 100 MLN EURO SHTESË