
Agime Alivoda shtoji. Ri del çdo ditë buzë autostradës për të shitur frutat e prodhuara në shtëpinë e saj, duke e kthyer këtë punë në të vetmin burim të ardhurash për familjen.
Ajo tregon se bashkëshorti është i sëmurë dhe nuk mund të punojë, ndërsa tre fëmijët e vegjël ndjekin shkollën. Përballë vështirësive ekonomike, ajo thotë se nuk ka zgjedhje tjetër përveç se të punojë çdo ditë në rrugë, pavarësisht kushteve të vështira
Agimja shprehet se në kultivimin e luleshtrydheve ka edhe shpenzime të vazhdueshme, por mundi i saj shpesh nuk vlerësohet sa duhet. Ajo thekson se produkti është bio dhe i prodhuar në tokën e familjes së saj, me shumë sakrificë dhe përkushtim.
Pavarësisht vështirësive, ajo nuk ndalet, duke u përpjekur çdo ditë të sigurojë të ardhura për të mbajtur familjen dhe për të përballuar jetesën.
Një histori e thjeshtë, por që pasqyron realitetin e shumë familjeve që luftojnë çdo ditë për mbijetesë.






