AKSIONI PAS SULMEVE TË SEPARATISTËVE NDAJ NJË PATRULLE POLICIE. Një operacion anti-terrorist po zhvillohet në kryeqytetin çeçen të Groznit pas një sulmi të separatistëve kundrejt një patrulle policie në orët e para të mëgnejsit të sotëm.

Të paktën shtatë sulmues janë vrarë së bashku me 6 oficerë policie sipas agjencisë ruse të lajmeve Itar Tass.Sulmi nisi kur një makinë patrulle policie u zu në pritë dhe më pas çeçenët sulmuan një ndërtesë shumëkatëshe dhe një shkollë. Presidenti çeçen Ramzan Kadyrov, i mbështetur nga Moska dha lajmin nëpërmjet mediave sociale duke thënë se ‘terroristët u asgjësuan’, ndërsa gjatë një interviste për një radio vendase tha se gjithçka do të marrë fund në 15 minuta.Grozni ishte rindërtuar kohët e fundit pas rrënojave të luftërave separatiste me Rusinë në vititn 1990. Në muajin tetor, një sulm kamikaz vrau pesë policë dhe plagosi 15 të tjerë. Sulmi ndodhi pak orë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të dorëzonte raportin vjetor mbi situatën në Çeçeni, pak më shumë se një dekadë kur ai dërgoi trupa për të shtypur separatistët në vend.

 

 

 

Artikulli paraprakEKSPOZITA “FRYMË T’HESHTUNA”
Artikulli tjetërITALI, VOTËBESOHET RENZI