
Për të 8-tin vit radhazi ka çelur siparin festivali I këngës qytetare “Luleborë”. Artistët performuan këngët e tyre në skenën e teatrit “Migjeni” para publikut shkodran. Drejtori artistic Markelian Kapidani, në mbyllje të natës së parë tha se “Lulebora” këtë vit ishte në të njëjtin standart me festivalin e fundvitit të RTSh.
Moderatorja e festivalit “Luleborë” Eva Murati vlerëson larmishmërinë e tematikave të këngëve.
Në natën e parë të këtij festivali u prezantuan 18 këngët konkurruese, ndërsa në natën e dytë ndahen çmimet për këngët fituese të edicionit të tetë të festivalit “Luleborë”.