Ka çelur siparin konferenca e tretë shkencore ndërkombëtare: “Kërkimi dhe edukimi – sfidat drejt së ardhmes” ICRAE 2015. (Research and education – challenges towards the future).

Zëvëndës rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi” Vatmir Vadahi u shpreh se kjo konferencë është një ngjarje e rëndësishme për Universitetin, sepse në të paraqitet një punë e mirëfilltë shkencore e studiuesve dhe e kërkuesve të stafeve akademike të disa universiteteve të njohura evropiane, amerikane dhe më gjerë. E pranishme kryetarja e bashkisë Voltana Ademi siguroi përpara akademikeve te njohur se ne një te ardhme te afërt institucioni qe ajo drejton se bashku me universitetin do te shohin mundësinë e krijimit te fondeve per kërkime shkencor dhe nxënësve te ekselencës.Organizatore te këtij simpoziumi te 3-te siç dihet janë Fakulteti i Shkencave të Edukimit,dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ndërsa i është bashkuar Universiteti për Biznes e Teknologji Kosovë .Në këtë konferencë e cila realizohet për dy dite radhazi marrin pjesë studiues nga shumë shtete të botës. Temat kryesore të artikujve përfshijnë fusha studimore të ndryshme, si: Albanalogji, Art, Ekonomi, Media e komunikim, Shkenca shoqërore, dhe Kërkime shkencor.

Artikulli paraprakBASHA MERR MBËSHTETJE EUROPIANE PËR DEKRIMINALIZIMIN
Artikulli tjetërDRANGU: NËNTORI, VALË PROTESTASH