DEPUTETI I SHKODRËS FLET PËR STADIUMIN DHE KANDIDIMIN E KETI BAZHDARIT. Nje dhurate per te gjithe Shkodren. Keshtu e ka cilesuar miratimin e projektit per stadiumin Loro Borici, deputeti I Qarkut te Shkodres Agron Cela

. Ne nje interviste per mediat, deputeti Cela ka deklaruar se tashme ky project shume shpejt do te jete nje realitet, dhe cfare eshte me e rendesishmja, banesat perreth stadiumit nuk rrezikohen nga shembjet. Deputeti Çela ndalet edhe tek zyrtarizimi i Keti Bazhdarit si emri i mazhorancës për bashkinë e Shkodres, duke vlerësuar maksimalisht kontributin e saj në vite veçanërisht në fushën e biznesit por jo vetëm si dhe vizionin e shpalosur. Ai premton mbështetje maksimale nga LSI dhe beson tek fitorja e 21 qershorit. Më herët ka qënë edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili që është shprehur se Bazhdari është kandidate e shkëlqyer dhe LSI do e mbështesë për fitoren e Shkodrës që meriton ndryshimin”.