I kthyer tashmë në traditë edhe këtë vit shoqata e Artizanëve ka hapur panairin dedikuar emigrantëve. Kryetari i kësaj shoqate Zef Gjini shprehet se emigrantët janë ata të cilët vlerësojnë më sa shumti punimet artizanale.

Në mes artizanëve të cilët u bënë pjesë e këtij panairi ishte edhe 17 vjeçarja Iris Nikaj e cila ben punime me grep. 17 vjeçarja tregon se artizanati është trashëguar brez pas brezi në familjen e saj.

“Panairi i Emigrantëve” do të jetë i hapur deri me datën 21 gusht në pedonalen “Kolë Idromeno” në Shkodër.