Pas përfundimit të votimit dhe nisjes së procesit të numërimit në mesnatën e kaluar, tensionet politike kanë kulmuar në Parkun Olimpik të Tiranës, ku po numërohen votat e ardhura nga diaspora.
Partia Demokratike ka kontestuar numërimin e votave të ardhura nga Greqia, duke ndërprerë përkohësisht këtë proces.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili ndodhej në Parkun Olimpik, doli në një konferencë për mediat për të sqaruar situatën. Ai tha se vendimmarrja për çështje të tilla do të merret mbi bazën e ligjit.

“Nuk mund të ketë vlerësim në bllok për të gjitha votat e diasporës. Nuk mund të shpallen të paligjshme 20 mijë vota vetëm pse dikush ka një dyshim të paargumentuar,” deklaroi Celibashi. Ai theksoi se deri më tani Partia Demokratike nuk ka paraqitur prova zyrtare për pretendimet e saj.

Artikulli paraprakNE KZAZ NR.4 ENDE NUK KA NISUR PROCESI I NUMERIMIT TE VOTAVE
Artikulli tjetërNE KZAZ NR.4 ENDE KA NISUR PROCESI I NUMERIMIT TE VOTAVE