Ashpersimi i gjobave per perdorimin e rripit te sigurimit i dha efektet e veta. Situata eshte shumë herë më të mirë ku 90% e drejtuesve përdorin rripin e sigurimit, nga 30% që ka qenë dikur”.

E njejta strategji po tentohet te perdoret sa i takon perdorimit te celularit, por ka mjaftuar nje vezhgim nga kamera e star plus per te kuptuar se paralajmerimi akoma nuk ka dhene efektin e deshiruar. Drejtuesit e mjeteve ne Shkoder e kane te veshtire ti largohen avazit dhe rutines se perdorimit te celularit ne timon, pak nga forca e zakonit dhe pak per shkak te papergjegjshmerise.

Jemi ne javen e sigurise rrugore dhe te dhenat flasin se përdoruesi i telefonit është 4 herë i rrezikuar vetë dhe gjithashtu përbën një rrezik akoma më të madh për kalimtarin dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve. Ndersa është konstatuar se pjesa më madhe e aksidenteve me pasoja të rënda për kalimtarët vijnë nga drejtues që përdorin vazhdimisht celularët dujke drejtuar mjetin.

Për këtë arsye eshte propozuar me ndryshimet e reja që po i bëhen Kodit Rrugor, ashpërsimin e masave duke rritur gjobën nga 5 deri 15 mijë lekë të reja.

Artikulli paraprakVLLAZNISË I DUHET PATJETËR NJË PRESIDENT
Artikulli tjetërOPERACION ANTIDROGË NË ITALI, MES 20 TË ARRESTUARVE 3 JANË SHQIPTARË