Rënia e numrit të nxënësve në njësinë Ana e Malit në Shkodër është alarmante. Arben Ceni, administrator i kësaj njësie shprehet se emigracioni kryesisht si shkak i keq qeverisjes ka bërë që numri i nxënësve të vijojë të ulet vit pas viti.

Bashkia e Shkodrës ka investuar në shkollat e Anës së Malit por nga 17 klasa që ka një shkollë përdoren vetëm dy prej tyre pasi numri i nxënësve është i vogël.

Edhe në njësitë e tjera administrative të Shkodrës situata sa i takon rënies së numrit të nxënësve është shqetësuese.

 

Artikulli paraprak“ARTI I KUZHINËS” HAP DYERT PËR KURSANTËT
Artikulli tjetërPD VAU DEJËS VIJON DENONCIMET NDAJ BASHKISË