Administratori i njësisë Ana e Malit Arben Ceni ndryshe nga prefekti Paulin Radovani është pesimist në lidhje me dëmshpërblimet që qeveria duhet t’i japë banorëve të asaj zone që u përmbyten ashtu si shumë fshatra të tjerë para 5-6 viteve.

Administratori Ceni flet edhe për çështjen e mbetjeve duke thënë se pritet pastrimi i disa pikave të nxehta që janë në atë njësi. Gjatë kësaj periudhe pritet që të bëhet edhe sistemimi i plotë i kazanëve të mbeturinave në anë të rrugës duke shmangur rrezikun për aksidentet duke qenë se është një aks që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Para pak kohëve në njësinë Ana e Malit u shpërndanë një sasi e konsiderueshme me 58 kazanë mbeturinash për të përmirësuar situatën nga ndotja e mbetjeve urbane.