Pas përfundimit të censusit pak ditë më parë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka zhvilluar një takim në Shkodër për studimin e rezultateve negative të nzjerra vetëm pak ditë më parë. Sipas onitologut Mirajn Topi, bdryshimet klimatike në vitet e fundit janë shkak I numrit në rënie të shpendëve dimërore në ligatinat e Shkodrës dhe jo vetëm.
Ndërkohë, edhe gjuetia e paligjshme është një prej shkaqeve që ka ndikuar negativisht tregon specialist I shpendëve.

Statistikat tregojnë se 8 vite më parë, në liqenin e Shkodrës, në ligatinat Bunë – Velipojë dhe në bashkinë Vau Dejës janë regjistruar më shumë se 26 mijë individë gjatë censusit të bërë ndërsa nga censusi I këtij vitit rezultojnë vetëm 19 mijë indidvidë në këto 3 zona, për shkaqe që specialistët po mundohen t’I japin zgjidhje.

Artikulli paraprakSPAK, DUMANI NË SHKODËR: S’KA TË PAPREKSHËM
Artikulli tjetër“STAR KIDS” NIS SEZONIN E RI ME ARIAN ÇULIQIN