Centralet e qymyrit të BE-së do të mbyllen deri në 2030-ën

Të gjitha centralet elektrike me qymyr të BE-së duhet të mbyllen deri në vitin 2030 me qëllim që Bashkimi Evropian të mund të respektojë angazhimet e tij të ndërmarra në kuadër të Marrëveshjes së Parisit në luftën kundër ndryshimeve klimatike, theksoi sot në një raport instituti “Climate Analytics”. ”Objektivat e vendosura në kryeqytetin francez në muajin dhjetor 2015 për të mbajtur rritjen mesatare të temperaturave me të paktën dy gradë Celsius në nivelin para Revolucionit Industrial, kërkojnë një dekarbonizim të shpejtë të sektorit botëror të prodhimit të energjisë dhe fundin gradual të centraleve të qymyrit në BE në vitin 2030″, sipas studimit të publikuar nga ky institut.

Artikulli paraprakROMANA VLAHUTIN NËN HETIM PËR KORRUPSION DHE ABUZIM ME DETYRËN
Artikulli tjetërSHTYHET PËR MË 2 MARS VENDIMI PËR RAMUSH HARADINAJN