Përpara ndeshjes Vllaznia-Partizani u zhvillua një ceremoni për 80-vjetorin e ish basketbollistit Renato Radoja, i cilësuar si medalioni i basketbollit shqiptar.

Kjo ceremoni është e vonuar sepse 80-vjetori i Radojës ka kaluar dhe të gjithë janë kujtuar vonë. Megjithatë federata shqiptare e basketbollit i dha një mirënjohje ndërsa i pranishëm ishte edhe i mirënjohuri Agim Fagu që i dhuroi bluzën e Partizanit ndërsa një bluzë e mori edhe nga Vllaznia.

 

Të gjithë të pranishmit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për disa minuta qëndruan në këmbë duke duartrokitur Renato Radojën për gjithë kontributin e tij të madh si ish basketbollist dhe ish trajner. Vetë Radoja falenderoi për këtë ceremoni për 80-vjetorin e tij të lindjes.

Renato Radoja është fitues i disa trofeve qoftë si basketbollist por edhe si trajner ndërsa mban edhe shumë vlerësime të ndryshme gjatë karrierës së tij sportive.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA DORËZOHET NDAJ PARTIZANIT
Artikulli tjetërBASKET, LEKNDREAJ IRONIZON AMERIKANËT E VLLAZNISË