Është zhvilluar sot Ceremonia e Arritjeve gjatë vitit 2025 në universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër. Ky event u organizua në shenjë falënderimi për përkushtimin dhe kontributin e studentëve gjatë këtij viti akademik. Gjatë ceremonisë, dy studentë të rinj u nderuan me mirënjohje për arritjet dhe kontributin e tyre të veçantë, duke u bërë frymëzim për bashkëmoshatarët e tyre.
Rektori i universitetit, Tonin Gjuraj theksoi rëndësinë e angazhimit të studentëve në zhvillimin akademik dhe shoqëror të universiteteve.
Ceremonia përfundoi me një atmosferë festive dhe urime për të gjithë të vlerësuarit, duke shprehur falënderimin e komunitetit akademik për angazhimin dhe sukseset e tyre

Artikulli paraprakKUVENDI,OPOZITA PËRPLASET ME GARDËN
Artikulli tjetërINTERESË PËR TË UDHËTUAR JASHTË VENDIT PËR FESTA