Në pallatin e sportit “Qazmim Dervishi” në Shkodër u zhvillua ceremonia diplomimit për ciklin 2024-2025,jë mbrëmje plot emocione, festë dhe krenari për 1314 studentët që u diplomuan këtë vit .
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, theksoi rëndësinë e arsimit publik dhe rolin e universitetit në zhvillimin e shoqërisë.Ai u shpreh se diploma që studentët marrin sot është më shumë se një dokument arritjeje — është një ftesë për të vazhduar të mësojnë, të krijojnë dhe të kontribuojnë.
Nënkryetari i Bashkisë, z. Rudin Beka vlerësoi universitetin si një shtyllë të rëndësishme të identitetit qytetar.
Ceremoninë e nderoi me praninë e tij edhe z. Dritan Abazović, kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi,i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e arsimit dhe kulturës.
Atmosfera e mbrëmjes u mbush me gëzim, emocione dhe entuziazëm, teksa çdo diplomant ngriti kapelën e suksesit drejt qiellit të Shkodrës — simbol i një kapitulli që mbyllet dhe një ëndrre që sapo nis.

Artikulli paraprakVIJOJNË VEPRIMET HETIMORE PËR DOKUMENTIMIN E PLOTË LIGJOR TË NGJARJES SË NDODHUR DY DITË MË PARË NË TRUSH
Artikulli tjetërMARJANA KOÇEKU REAGON PËR SHEMBJET NË THETH