
Një ndër ceremonitë më të rëndësishme dhe emocionuese për botën e futbollit dhe protagonistët e saj, “Topi i Artë” po mbahet në këto momente në Paris. Në ceremoninë e 67-të të këtij eventi, pretendentët kryesorë janë Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Sipas shumë mediave ndërkombëtare, emri më i lakuar dhe për këtë vit për marrjen e çmimit prestigjoz është Lionel Messi, që nëse ndodh, ai do të jetë fituesi i këtij çmimi për të 8 herë. Deri më tani janë dhënë disa çmime si:
-Çmimi “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë, i shkon Erling Haland, si sulmuesi që ka shënuar më shumë gola, 56 të tillë, gjatë këtij viti.
-Fituesi i trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit u shpall Emiliano Martinez, të cilit ia dorëzoi trofeun babai i tij, Alberto.
– Trofeu i klubit të futbollit më të mirë për femra i shkon Barcelonës, fituese e Ligës së Kampioneve në fuqi.
– Vinicius Xhunior është fituesi i çmimit “Sokrates” për punën e tij me fondacionin që ka në Brazil për të ndihmuar fëmijët në nevojë.
– Bëhet e ditur se Osimhen, Bernardo Silva dhe Modriç janë lojtarët e pozicionuar përkatësisht në vendet 8, 9 dhe 10 në renditjen e përgjithshme për “Topin e Artë”.
– Xhud Bellingam fiton trofeun “Kopa” që i jepet lojtarit të ri më të mirë të vitit.
– Didier Drogba fton në skenë disa nga yjet e ftuar dhe që janë të pranishëm në këtë mbrëmje, mes të cilëve Mesi, Haland e Mbape.
– Nis mbrëmja gala, nën prezantimin e Didier Drogba dhe Sandi Heriber.