Deri në orët e drekës, 82 persona janë ndihmuar nga personeli i urgjencës mjekësore gjatë funeralit të Papa Françeskut, në të gjithë zonën e përfshirë. Shkaqet më të zakonshme të ndërhyrjeve ishin të fikët, gjendje të këqija fizike dhe goditje nga nxehtësia.

Tetë prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital. Shërbimi i emergjencës ka trajtuar pacientët në 6 qendra mjekësore të përkohshme të ngritura posaçërisht pranë zonës së funeralit. Megjithatë, duke marrë parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve rreth 400 mijë vetë të pranishëm nga Sheshi Shën Pjetër deri në rrugën drejt ‘Shën Maria e Madhe’ dita nuk paraqiti probleme serioze në aspektin shëndetësor.

Një ditë me diell por me temperatura të freskëta, si edhe ndihma e vazhdueshme e vullnetarëve të Mbrojtjes Civile, që shpërndanin ujë për njerëzit e shumtë në rrugët dhe sheshet e Romës, ndihmuan që gjithçka të kalonte pa komplikime të mëdha.

Artikulli paraprakILIR META: KRENAR QË SI KRYEMINISTËR REALIZOVA SUPERSTRADËN LEZHË-SHKODËR, KJO QEVERISJE E URREN VERIUN E VENDIT
Artikulli tjetërTABAKU NË SAMITIN GLOBAL TË GRAVE: BESOJ NË FORCËN INDIVIDUALE TË GRUAS