
Ju bashkova ceremonisë së organizuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në nderim të profesor Sami Repishtit, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në SHBA. Ai mbetet një personalitet i nderuar, intelektuali, humanisti dhe kontributori i palodhur për çeshtjen shqiptare. Vuajtjet dhe torturat që ju desh të kalojë nga regjimi komunist nuk e ndalen, por përkundrazi i shërbyen si forcë për të punuar më shumë në diasporë për kombin e tij, që e deshi deri ditën kur u largua nga kjo jetë. Shkodra dhe Shqipëria do ta kujtojë dhe nderojë gjithmonë figurën e tij dhe do t’i jetë mirënjohëse profesor Repishtit për gjithçka bëri për Shqipërinë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
https://www.facebook.com/edmond.ndou/posts/pfbid036LRfoVGEsXQdyGL7nrRKwf2uSfFiws8ogkRqMRJyVDCC3T5guZCA7nF9o1rdASf4l?__cft__[0]=AZXyIvzXv-H5ExG8KwrA3jpMw2_jOhCk3XTgilXmovTb52ii7XHxjAnVKOW6GddfMIRw_HoANC3TQsbm6IHZYdXc2tsNtG8jNWkHVcpF59TW92QvUVMxlqg9kxNK58d-vDI&__tn__=%2CO%2CP-R






