A Vijojnë ankesat ndaj Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme në qytetin e Shkodrës.

Vlash dhe File Gjergji janë një çift të moshuarish nga fshati Beltojë i njësisë administrative Bërdicë që pavarësisht se kanë 4 mandate pagesash për certifikatën e pronësisë, akoma nuk e kanë marrë një të tillë. Sipas tyre, zyra e Hipotekës po i zvarrit në mënyrë ta vazhdueshme, edhe pse kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin. Kjo situatë problematike vijon prej muajsh, ndërsa dy të moshuarit e kanë të vështirë të tërheqin certifikatën e pronësisë. Ata kanë plotësuar dukomentacionin e kërkuar, por as kjo nuk ka mjaftuar që të marrin dokumentin e vërtetimit të pronësisë.