Certifikimi i zanatçinjve, Klosi: Së shpejti në qeveri lista e profesioneve

Gjetja e një hidrauliku, elektriçisti apo e 1 marangozi është kthyer sot në misionin më të vështirë për familjet shqiptare. Kjo, pasi një pjesë e mirë e zanatçinjve janë të pacertifikuar dhe të panjohur për tregun. “Ne kemi gati listën e profesioneve që do ta dërgojmë së shpejti në qeveri. Do të kemi evidentim, certifikim dhe mbrojtje për profesionet”, u shpreh ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. Por, pavarësisht se Bashkimi Europian e konsideron arritje pjesëmarrjen e shtuar në arsimin profesional, sipas ministrit Klosi kaq nuk mjafton. “Do të rrisim cilësinë e mësimdhënies në 2 aspekte: Testim dhe trajnim për mësuesit e shkollave profesionale”, tha Klosi. Sipas ligjit të ri të Arsimit Profesional që ka kaluar në parlament, shkollat profesionale do të jenë në varësi të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, me autonomi të plotë financiare. “Përveç rritjes 10% të pagës së mësuesve, me ligjin e ri mësuesit do të përfitojnë edhe kontribute nga shkollat”, shprehet Klosi.

Artikulli paraprakGJENDET TRUPI I PAJETE I 44 VJEÇARIT TE MBYTUR TRE DITE ME PARE
Artikulli tjetërTE BURGOSURIT KONTRABANDE NGA BURGU NE BRITANI