
Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese do të ulet për të diskutuar për ankimimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Mbetet e paqartë nëse Kushtetuesja do të dalë me një vendim nga kjo mbledhje.
Të mërkurën (28 janar) do të mblidhet edhe Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit së ministres e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i kërkoi më 16 dhjetor Kuvendit autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, pra rrjedhimisht heqjen e imunitetit të deputetit që ajo gëzon e më pas hapjen rrugë të marrjeve të masave ligjore.
Seanca në Kushtetuese për Ballukun u mbajt më 22 janar, pa praninë e saj. Qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të pezullimit të zv/kryeministres nga Gjykata e Posaçme, kurse SPAK e kundërshtoi. Vendimi i Gjykatës duhet të shpallet brenda 30 ditëve.
Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese do të vijë në një kohë kur SPAK ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut. Kjo lëvizje e SPAK erdhi menjëherë pasi Kushtetuesja e ktheu Ballukun në detyrë deri në shqyrtimin e ankimit.
E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët.






