Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 28 janar për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

Artikulli paraprakKREU I NATO-S, RUTTE: TRUMP PO BËN GJËRAT E DUHURA PËR ALEANCËN
Artikulli tjetërVANHORN TAKON KRYETAREN E GJYKATËS KUSHTETUESE