MBI DEPUTETIN E SHKODRËS RËNDON VETËM AKUZA E KALLËZIMIT TË RREMË. Prokuroria e Përgjithshme tërhiqet nga dy prej tre akuzave që çuan në arrestimin e deputetit Tom Doshi në 26 mars të këtij viti dhe i qëndron vetëm asaj të “kallëzimit të rremë”.

Megjithatë, beteja e deputetit të përjashtuar nga PS për të fituar pafajësinë nuk do të ndalet.   Hetuesit i komunikuan zyrtarisht akuzën Doshit dhe dy avokatëve të tillë, të cilët lanë ambientet e organit të akuzës pas rreth dy orësh. Avokati i deputetit sqaroi për mediat se ku konsiston akuza e kallëzimit të rremë. Sipas tij bëhet fjalë për video-regjistrimin e dëshmisë së Durim Bamit, personit që Doshi pretendon se ishte paguar në korrik të 2014 nga Ilir Meta për vrasjen e tij dhe të kolegut demokrat Mhill Fufi. 

Artikulli paraprakBASHA ME DEPUTETËT, ME 21 QERSHOR REAGIM NDAJ QEVERISË
Artikulli tjetërRAMA, LAJMËRON AKSIONIN PËR HIDROKARBURET