Pronarët e bizneseve dhe shtëpive tek stadiumi “Loro Boriçi” i janë rikthyer protestave sepse pretendojnë se po bëhen sërish lëvizje nga qeveria për t’i shembur godinat aty.

Pronarët dyshojnë se ajo hapësirë do përdoret për ndërtimin e një qendre tregtare dhe jo parking siç ka deklaruar kryeministri Rama. Pronarët shprehen se do vetëlfijohen duke mos pranuar që të dalin nga aty dhe s’janë dakord me asnjë lloj çmimi për shpronësim. Burime për “Star Plus” bëjnë me dije se grupe vlerësuesish për shpronësimet të ardhur nga Tirana kanë zhvilluar një takim në bashkinë Shkodër por nuk kanë marrë miratim për prishjen e banesave tek stadiumi i Shkodrës. Deri tani s’ka asnjë lloj vendimi ndërsa duhet pritur se si do shkojë kjo çështje në vazhdimësi.