Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, në një intervistë të dhënë për mediat greke është ndalur tek marrëdhëniet me Shqipërinë duke komentuar edhe çështjen e Detit.

Ai tha se vlerëson marrëdhëniet miqësore me Shqipërinë, duke theksuar se këtë vit pritet të ketë zhvillime të reja lidhur me çështjen e Detit,. Gjatë kësaj interviste, Dendias sqaroi se Shqipëria pranoi zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë.

“Kam pasur shpesh takime me zotin Rama, po është edhe kryeministri ynë është takuar. Mendoj se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë përparuar dhe kanë pësuar ndryshime të mëdha, duke u kthyer në një model pozitiv. Unë besoj në miqësinë greko-shqiptare. Unë besoj se minoriteti grek është një urë lidhëse që lidh dy vendet dhe dua t’ju them se Shqipëria duhet t’i kushtojë vëmendje. Shqipëria e ka pranuar atë që ne i propozojmë Turqisë, pra një bashkë-premtim të zgjerimit të ujërave territoriale. Shqipëria tha drejtpërdrejt se Greqia mund të zgjerojë ujërat e saj territoriale. Pra, mendoj se duhet pasur kujdes për guximin nga ana e palës shqiptare”, tha Dendias.

Artikulli paraprakMINISTRJA KUSHI NË PRISHTINË: BASHKËPUNIMI I KËRKUESVE SHKENCORË DHE UNIVERSITETEVE TË DY VENDEVE, PRIORITETI ABSOLUT
Artikulli tjetërBERISHA PËR SONDAZHET: RAMA U KA DHËNË NGA 1 MILION EURO! FACEBOOK DHE INSTAGRAM NA NXJERR NE FITUES