Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, pohoi se ky i fundit është figura më e errët e historisë së Shqipërisë, që ka kaluar edhe Esat Pashën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Meta theksoi se çështja kombëtare është vënë në pikëpyetje nga Rama. Kryetari i Partisë së Lirisë tha se ka luftuar për Shqipërinë në një kohë kur nuk kishte kushtetutë dhe shtet ligjor.

“Çështja jonë kombëtarë është vënë në pikëpyetje nga figura më e errët në gjithë historinë e Shqipërisë që e ka lënë pas prej kohësh edhe Esat Pashën që është pikërisht Edi Rama. Dhe e ka lënë pas Esat Pashën, se Esat Pasha dhe ka bërë ndonjë luftë për Shqipërinë dikur një herë e një kohë. Dhe jo vetëm kaq por në kohën e tij nuk kishte as kushtetutë Shqipëria, nuk kishte as Gjykatë Kushtetuese dhe nuk kishte një traditë solide si një shtet me interesat e veta sovrane dhe kombëtare.”, tha Meta.

Artikulli paraprak“U VETËVRA PASI I FEJUARI I VODHI LEKËT E MOTRËS”, FAMILJA E TË RIUT NXJERR BISEDAT E FUNDIT TË 17-VJEÇARES DHE AKUZON: VAJZA DHUNOHEJ NGA PRINDËRIT, KËRKOI NDIHMË, POR…
Artikulli tjetërLIVE SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ TETË GRUPE ME NGA KATËR SKUADRA, SYTË TE GOGLAT NË STAMBOLL