KLUBI TENTOI TË MOS PUBLIKONTE EMRAT, TRADHËTOHET NGA BRËNDA. Çështja për akuzat e ngritura nga Erogen Vaso për ndeshjen Vllaznia- Kukësi tashmë do të vijojë të marrë një tjetër vëmendje në opinionin publik. Një ditë më parë, Star Plus, lajmëroi të gjithë shikuesit se dispononte emrat e përsonave që kishin dëshmuar në Prokurorinë e Shkodrës, por për arsye hetimi dhe respektet të ruajtjes së anonimatit, Redaksia e Star Plus, mendoi të mbante një qëndrim korrekt e duke ia lënë Prokurorisë të bëjë punën saj.

Madje vetë drejtuesit e skuadrës u munduan ti mbanin emrat e fshehtë, por një ditë më pas tashmë çdo gjë është zbardhur duke u tradhëtuar nga njerëzit brënda ekipit apo dhe stafit. Emri i kryetarit të bordit Xhevdet Amuli dhe mbrotjësve, Arsen Sykaj, Olsi Gocaj dhe Alis Baci u bënë publik në shtypin sportiv. Për korrektësi dhe të drejtuesve, Star Plus bashkëpunoi por tashmë burimet tona shkojnë dhe më tej për të zbuluar se çfarë është thënë në Prokurori. Nga burime tona, lojtarët e skuadrës, të cilët janë akuzuar drejtpërdrejtë nga drejtuesit e skuadrës shkodrane, menjëherë pas ndeshjes me Kukësin, nuk kanë pranuar asgjë se ka patur një tolerim apo marrëveshje për të ia shitur ndeshjet Kuksianëve. Po ashtu dhe kryetari i bordit, Amuli ka thënë se nuk ka dijeni, por ka këmbëngulur se nuk di asgjë në lidhje më këtë çështje, por duke i qëndruar faktit se ka kërkuar një hetim nga Prokuroria për të zbardhur akuzat e ngritura. Një pikëpyetje e madhe është se pse janë thirrur tre lojtarët e Vllaznisë dhe nga kush janë akuzuar. Dihet që historia e përplasjes së tyre me drejtuesit u bë publike në emisionin Star Sport nga këshilltari Erogen Vaso por nuk mësohet se nga kush palë janë paditur dhe janë future si dëshmitarë për çështjen në fjalë. Gjithsesi, Star Plus do të ndjekë nga afër zhvillimet e hetimeve dhe do të jetë në informime të mëtejshme se çfarë vendimi do të merret për akuzat e ngritura dhe a do të ketë më të vërtetë një të dënuar, apo çdo gjë do të mbyllet siç dhe është bërë traditë, ku faji mbetet jetim pasi ka mungesë provash. Kjo mbetet për tu parë.

Artikulli paraprakDITA E VERËS NË KALA
Artikulli tjetërUDHA E KRYQIT NË MALIN E TARABOSHIT